Shkruan: Sasho Ordanoski
Supozoj se nuk ka shumë njerëz të cilët, pa i përkujtuar dikush, e mbajnë mend letrën e Gruevskit, të dërguar në vitin 2009, deri te të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE? Atë, në ë cilën bëri thirrje të hyjë në “pastrim hesapesh” me oponentin ideologjik LSDM dhe mbështetësit e tyre?
Në vitet që pasuan, kjo porosi e Gruevskit te të bindurit e tij i pranoi të gjitha karakteristikat e shprehjes ( dhe veprimeve) të ashpra të urrejtjes, në të cilin, oponentët politikë u shndërruan në armiq të urrejtur, “tradhtarë”, “të tjetërsuar”, “shqiptari”, “spiunë të huaj”, “mercenarë”, “sorosoidë”, “komunjarë” dhe shumë tjera.
Edhe sot disa “xhepa” të mbetur të histerisë së makinerisë propagandiste të Familjes, me inerci (sipas ligjit fizik për “rëndësinë e xhepave pas avancimit në karrierat”), kur plotësisht u rrënua korporata e korruptuar partiake me të cilën Gruevski e zëvendësoi shtetin Maqedoni, nuk janë plotësisht të ndalura në praktikimin e fjalorit të njëjtë të kërcënimeve, shpifjeve dhe përmbajtjeve tjera për shqetësimin e kundërshtarëve të tyre politikë.
Besa, tani një pjesë e mirë nga kjo urrejtje – përmes penave të qenve kryesorë të – kohortës së kultivuar dhe të shumë paguar propagandiste me vite të tëra – është e drejtuar kundër vetë Gruevskit, të cilin e akuzojnë që nuk ka filluar me likuidime, arrestime masovike dhe përdorimin e napalmit dhe gaz helmues sarin, për kundërshtarët, kur për këtë ka pasur mundësinë.
Ja, kaq janë të çmendur dhe të shkumbuar këto shëmti të thjeshta nacional -shoviniste, “orkat” e mëparshme të VMRO-DPMNE, të cilat, gjatë natës u shndërruan në “intelektualë të pavarur” dhe “patriotë të sinqertë”, gjoja, “pavarësisht se kush është në pushtet”. Nuk e di vallë Gruevski kupton se këto janë pjesë e “falangave të të keqes” të cilat ai, në letrën e tij të vitit 2009, i ftoi të ngritën dhe të organizohen kundër bashkëqytetarëve të vet?
Kur i dëgjoj se si të frikësuar deri në palcë, një grusht i bashkëpunuesve të mbetur llafazanë rreth Grujos ( vigani politik dhe strategu Ilija Dimovski, për shembull), tani flasin për “revanshizëm” dhe “hakmarrje”, gjoja të drejtuara kundër tij nga ana e pushtetit të ri, besoj se, në fakt, në vetëdije mendojnë për këtë kërcënim real, të asaj “dore të gjatë” të partisë, shënjestra e të cilës janë ( ose së shpejtë do të jenë ) ata vetë. U garantoj se nuk janë të qartë nëse ( dhe kur) dikush nga “të vetët”, në njëqind-dyqind protestues para Ministrisë për drejtësi ose para burgut në Shutkë, do ti godasë me mjet të fortë nga kokat, të kthjellur se pikërisht politika shkatërruese e dyshit Gruevski – Mijallkov, është ajo që i vendosi farefisin, miqtë dhe bashkëmendimtarët partiakë në bankat në Gjyqin Penal dhe nëpër qelitë e burgut hetues. Me një parashikim të keq ligjor, për më tej.
Është i plotë rrethi ( “rrota që rrotullohet”) që e kaloi Grujo nga maja e famës dhe fuqisë së tij, deri në vetë fundin e nderit dhe reputacionit. Në mënyrë maestrale i humbi të gjitha vlerësimet dhe rastet për tërheqje dinjitoze, ndoshta edhe për shpëtim të asaj që mundej ta shpëtojë! Përveç kur zonja gjyshe Nada, nuk besoj se dikush tjetër, i rritur, është i gatshëm tani edhe dorën në ujë të vakët ta vendos për atë, ose – kjo me siguri nuk pritet nga gjyshe Nada – të hyjë lakuriq në banjë të grave.
Ndonjëherë tjetër, paralajmërimi për dorëheqjen e tij do të shkaktonte dramë të vërtetë shoqërore politike. Sot, derisa Komiteti Ekzekutiv i VMRO -DPMNE fshehtazi mblidhet të diskutojë për këtë ofertë të pakuptimtë, lajmi në opinion pranohet me lehtësim të përgjithshëm, sikur kur, më në fund, do të nis të bie dregëza e fundit nga varra e rëndë që nuk shërohet me vite.
E, tani, më e reja është që shumica me shpirt e pret edhe arrestimin e tij, Ai ka menduar projekt me ligj për amnisti, që të ndalohet “revanshizmi” kundër patriotëve! Çfarë ide ingjenioze! Kjo vetëm do të thotë se sonda që e bën “analizën e thellë” të Gruevskit, ende nuk ka depërtuar mjaft thellë në analizë…