Nga komuna Butel sot filloi aksioni për pastrimin e kryeqytetit, të cilën e paralajmëroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në bashkëpunim me Agjencinë për punësim dhe Ministria për Punë dhe politikë sociale. Për të njëjtën janë angazhuar qindra persona të papunësuar bashkë me ndërmarrjet publike.
Për pastrimin e çdo komune, Shilegovi i ka ftuar të gjithë qytetarët, të gjitha kompanitë me përgjegjësi shoqërore, institucionet dhe organizatat joqeveritare, t’i bashkëngjiten aksionit që do të zgjasë rreth njëzet ditë. Janë paraparë nga një ose dy ditë për pastrimin e secilës komunë, varësisht nga madhësia.
Aksioni që paraqet një nga masat afat-shkurte për zvogëlimin e ndotjes së qytetit, do të zbatohet në të gjitha (10) komunat e Shkupit. Qëllimi i pastrimit është pastrimi dhe larja e rrugëve nga pluhuri që shtresohet me vite.
Shilegovi ka deklaruar se pasi të mbarojnë me pastrimin e komunave, do të pastrohet edhe moli rreth lumit Vardar.
Aksioni për pastrimin e Shkupit, parashihet të shndërrohet në traditë e cila do të realizohet çdo vjeshtë dhe pranverë.