Dy biseda të përgjuara, nga të cilat njëra e pa publikuar, do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike, ka vendosur Gjykata e Apelit – Shkup.
Në njërin incizim që ishte publikuar, gjatë bisedimit dëgjohet se si ish drejtori i DSK, Sasho Mijallkov dhe liderit të PDSH, Menduh Thaçi, ku ata merren vesh për votim mbi ankesat e parashtruara në KSHZ për zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Në rastin “Titanik 2” të akuzuar janë Mijallkov, Thaçi, ish anëtarët e KSHZ, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, anëtari aktual i KSHZ, Sasho Srcev, si dhe pesë gjykatës nga Gjykata e Apelit. Mijallkov akuzohet për vepër penale për pranim të dhuratës për ndikim joligjor, derisa të tjerët ngarkohen me vepër penale mbi Keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Më parë, Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi që t’i ndaj “bombat” nga materiali i provave.
D.M.