Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]jë ish diplomat i lartë jugosllav, e pastaj edhe maqedonas, ka kohë i ndjerë – i cili karrierën e tij të lartë diplomatike e ndërtonte edhe me ndihmë të madhe nga UDBA – qysh prej kohe më tregonte se edhe Tito, kur ka marrë vendime për Maqedoninë, me “një sy” çdo herë ka pasur kujdes për reagimet e Sofjes. Ajo lojë rajonale me “kristale të buta” rreth Maqedonisë vazhdon njëqind e kusur vite dhe nuk është ndalur deri në ditën e sotme. Sikur diçka mjegullohet e qartësohet, fermentohet dhe vlon, ndërsa temperatura dhe koncentrimi i ekstraktit matet me peshoret më të ndjeshme farmaciste.
Në kushte të tille “laboratorike” iniciativa për adoptimin e KOM nga KOB ngjan sikur me cigare të ndezur në fabrikë kineze për fishekzjarrë! Kjo asnjëherë nuk ka qenë çështje vetëm fetare – kanonike, por edhe afrim i ndjeshëm gjeopolitik në balancimin e brishtë të forcave në rajon. Duke i pasur parasysh ndikimet politike që i kanë në kishën ultranacionaliste Serbe, dhe në veçanti atë Greke, respektivisht, në politikat e Serbisë dhe Greqisë, është për t’u pritur se shqetësimet në kuloaret fetare të atjeshme së shpejti do të shkrihen drejt kuzhinave politike. Nga ajo punë askush nuk do të ketë dobi.
Kam frikë se një pjesë nga fqinjët tonë nuk janë të gatshëm për “dozën e normalizimit” të marrëdhënieve në Ballkan për të cilën angazhohen fuqishëm Bashkimi Evropian dhe Qeveria aktuale e Maqedonisë. Ajo, për ne ofanzivë e vonuar, u duket e paqartë, ndërsa ata në parim nuk duan ndryshim të shpejtë të radhitjes së figurave në tabelën e shahut ballkanik në të cilën luhet jo me tre, jo me katër, por me gjashtë palë figura të bardha dhe të zeza njëkohësisht.
Sipas kësaj, nëse dëshirojmë me urtësi ta luajmë këtë rast të rrallë historik që e kemi për momemtin, duhet deri në fund të kemi kujdes për zgjedhjen e prioriteteve të hapave, Dhe kush e bën atë zgjedhje. Për shembull, ideja e cilit është saktësisht për këtë hap kontrovers të KOM, pikërisht tani?
Në sipërfaqe, e gjithë nisma e KOM është në harmoni me ngrohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes, mirëpo, njëkohësisht, sikur është krijuar që të shkaktojë efekt plotësisht të ndryshëm.
Nervoziteti për shkak të “bullgaravjes” në një pjesë të opinionit maqedonas ( edhe atë pa përkatësi të qartë partiake, pavarësisht nga ndezjet piromane kuazi partiake nga VMRO-DPMNE) nga nënshkrimi, dhe në të ardhmen edhe nga ratifikimi i marrëveshjes maqedonase -bullgare për miqësi dhe bashkëpunim, edhe pa këtë hap të KOM, është mjaft i madh. E dimë në të kaluarën, u bënë investime të mëdha ( në kuadre, para, histori të kurdisura dhe simpoziume shkencore dhe shumë interesa tjera) që Maqedonia dhe Bullgaria të mbahen në alert, dhe kohë pas kohe në marrëdhënie armiqësore. Kjo “brucelozë” shumëvjeçare nuk do të shërohet me lugë plotësuese me vaj peshku.
Nga ana tjetër, ky hap realisht është “gisht në syrin” e KOS, ndërkohë që atje edhe ashtu janë të frikësua nga “skenari maqedonas”, me të gjitha konspiracionet e zhvilluara të cilat vetëm Serbët janë në gjendje t’i shpikin në Ballkan. Të mos ju gënjejë muzika ushtarake dje në Beograd.
Grekët edhe ashtu luhaten mes opsionit – të na urrejnë më pak ose më tepër, kështu që vetëm presin edhe një mizë të fluturojë që të vendosin për opsionin e parë.
Ja, Rusët, nga edukata e mirë, nuk do t’i përmendi.
Do të thotë, nëse veç më e tjerrim hollë, mund të thuhet se ky luks me KOM tani ndoshta edhe nuk na duhej, posaçërisht kur detyrat tjera euro-atlantike i kryejmë “sipas listës”, edhe atë në mënyrë Brukseli, e jo Strumice. Ose, ndoshta ky ekskursion befasues është pikërisht për shkak të asaj se dikush është i shqetësuar që rrëfimi euro-atlantik na shkon kaq mirë?
Për këtë arsye mendoj se dikush ia kurdis Strumicasit. Përveç, nëse ai vetë nuk mendon se tani më aq mirë noton nëpër shtjellat ballkanike, sa që ka vendosur të zhytet në ujë pa brekë, në shpinë?!
Për këtë arsye edhe them: t’u kthehemi prioriteteve?