• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

109 vite nga krijimi i alfabetit shqiptar

November 22, 2017
in Uncategorized
109 vite nga krijimi i alfabetit shqiptar
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e sotme, në vitin 1908, në Manastir është mbajtur Kongresi i Manastirit ku është krijuar alfabeti i standardizuar shqiptar. Kongresi ka filluar më 14 nëntor dhe në të kanë marrë pjesë 160 delegatë nga Shqipëria,  dhe nga komunitetet shqiptare në Romani, Egjipt, Amerikë, Greqi, Turqi, Itali e tj. Për kryetar të Kongresit është zgjedhur Gjergj Fishta, prift i kishës katolike, shkrimtar dhe një ndër luftëtarët më të mëdhenj për të drejtat dhe zhvillimin e kulturës Shqiptare. Sekretare e Kongresit është zgjedhur Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës për vajza në Korçë, si edhe dymbëdhjetë anëtarë tjerë, ndër të cilët, Mithat Frashëri, Ndre Mjeda, Grigor Çillku e tj. Në Kongres kanë marrë pjesë shqiptarë me përkatësi fetare katolike, ortodokse, myslimane dhe protestante, me qëllim që  të gjithë së bashku të krijojnë një alfabet unik.

Në Kongres është vendosur që alfabeti të përbëhet nga 36 shkronja latine, e cili është në përdorim edhe sot. Për nevojat e shtypjes së librave dhe gazetave me alfabetin shqip, në Manastir u hap edhe shtypshkronja e parë e njohur si Shtypshkronja e Manastirit, e financuar nga një grup tregtarësh – shqiptarë mysliman. Shtypshkronja ka punuar me një makinë elektrike të dorës, me të cilën janë shtypur abetaret, tekstet shkollore dhe revista javore “Bashkimi i Kombit”. Nga shtypshkronja sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë.

Ndërtesa në të cilën është mbajtur Kongresi i Manastirit, sot është Muze i Alfabetit Shqiptar dhe përbrenda është rindërtuar. Në atë janë të vendosura fotografi dhe mbi 230 dokumente në formë digjitale dhe të shkruar, ku tregohet për rilindjen, kulturën dhe lëvizjet progresive të popullit shqiptar.

Muzeu i Alfabetit Shqiptar në Manastir, në vitet e fundit ishte shënjestër e sulmeve vandale, nga kryes të panjohur.

Sot shënohet 109 vjetori nga Kongresi i Manastirit për Alfabetin shqiptar, me shumë aktivitete me karakter shtetëror, vizitë  Muzeut, dhe është ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni.

 

Tags: Alfabeti shqiptarGjergj FishtaKongresi i ManastiritMuzeu i Alfabetit ShqiptarParashqevi Qiriazipërvjetori
Next Post
“Treqind”, në gjyq!

Dy “bomba” do të jenë dëshmi kundër Mijallkovit, Thaçit, gjykatësve dhe anëtarëve të KSHZ

Jozyrtarisht: Gruevski ka vendosur të dorëhiqet

Gruevski në pyetje në PSP

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom