Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]gadalë, por sigurt, po e ndërtojmë kultin e personalitetit të kryeministrit Zaev. Ky politikan i jashtëzakonshëm i cili me guximin e tij personal dhe me integritetin e karakterit të tij të testuar me sukses, mirëpo, që është më me rëndësi – konceptin e tijtë vërtetë politik ( “Jetë për të gjithë!”, “Një shoqëri!” etj.) ka kontribuar më thellësisht për ndryshimin dramatik të kursit të Maqedonisë deri para vetëm një-dy vite, një mungesë shprese relative, deri te pritjet e deritanishme për avancimin e fuqishëm të kursit liberal-demokratik dhe euro-atlantik të vendit; tani kam frikë se kemi filluar ta “shpenzojmë” në një projekt propagandist të panevojshëm që nga ai të krijohet “Baba i ri i kombit”. Kjo është receta për vazhdimin e modeleve autoritare për sundimin në Maqedoni, nga të cilat nuk u emancipuam gjatë tridhjetë viteve të kaluara të shtetit post-komunist.
Po, ndoshta ia qëlloni, bëhet fjalë për promovimin e djeshëm propagandist, një egzegezë – fjala do të thotë interpretim teologjik i Biblës – për atë që është detyra e një kryeministri të Maqedonisë: Zaevi ka shkuar në Klinikën Shtetërore të gjinekologjisë, të cilës shteti, pronari i klonikes, përmes intervenimit hyjnor personalisht nga Zaevi, ka dhuruar (!?) inkubatorë të ri për foshnje, të cilat, t’u përkujtoj, po na vdesin me masa statistike të mizave të verës!
Kjo më përkujton në autobusët kinezë të cilat para disa vitesh Gruevski ua dhuroi – me paratë TONA, si tani, në rastin e inkubatorëve – të qytetarëve të kryeqytetit! Dhe në mënyrë promovuese, propagandiste, atëherë na vozitnin me shërbyesit “Mile – mi -tekna” dhe me drejtorin e NQP nëpër Shkup si fëmijë të vegjël në shitore të llokumit, plus dhjetëra TV kamera, që të mos lëshohet asnjë përshtypje nga buzëqeshjet e mahnitshme!
Në mënyrë të ngjashme sikur “tezga promovuese” e Zaevit në Gjinekologji, në prani të drejtoreshës së (“tij”) të re dhe kamerave dhe fotoaparateve të shumta nga mediat, në të cilat buzëqeshje e Zaevit është lajmi kryesor: “Loçkat e dashura, shih sa të bukur janë!”, është cituar kryeministri në atë rast patetik.
Ju lutem, kujt i duhet kjo?! Jam i sigurt se më së paku – Zaevit!
Unë kuptoj, por edhe ligjëroj diçka nëpër universitete, se politika nuk mundet pa propagandë personale dhe se ndërtimi i perceptimeve publike dhe komunikimi i rregullte me votuesit është në qendrën e këtij zanati. Mirëpo, ne sapo shpëtuam, por ende nuk jemi të shëruar nga budallai popullist, i cili para kamerave i pyeste ministrat se deri ku janë me pajisjen e pompave të ujit dhe çizmeve të gomës në Stajkovcë!? Aman, vallë përsëri shkojmë andej?!
Maqedonia duhet ta braktisë praktikën e promovimit të modelit të pushtetit tërësisht të personalizuar ( Putini, Trampi dhe shoqëria tjetër) dhe t’i kthehet modelit të funksionimit të institucioneve të fuqishme demokratike – për shembull, deri sa dje në Gjinekologji të gjithë i mahniteshin kryeministrit, mungonte vetëm nga askund të paraqitet kthjelltësia e një Sashe Politiko dhe me agresivitet, duke u shtyrë me truproja e tij dhe me celularin lartë me të cilin incizon, ta parashtrojë pyetjen e vetme të saktë gazetare për Zaevin në këtë rast: “Kryeministër, në gjendje katastrofale të shëndetësisë, pse me muaj e mbani Maqedoninë pa ministër në atë resor, e ndërkohë keni ardhur këtu të fotografoheni sikur PERSONALISHT, në vend se në mënyrë INSTITUCIONALE t’i zgjidhni problemet në Gjinekologji?”
Ju them, ngadalë, por sigurt, po e ndërtojmë kultin e personalitetit të kryeministrit Zaev. Not gud.
Gjinekologji, donacion, Zoran Zaev, kult i presonalitetit