Në konferencën shkencore e cila u mbajt në Akademinë e Sigurimit në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i paralajmëroj gjitha grupet kriminele, të cilët gjenden në vend dhe lirshëm shëtisin, së shpejti do të zihen, do t’i kthejnë paratë dhe do japin përgjegjësi për veprat e tyre kriminele.
Vijimi i goditjeve për të shkatërruar rrjetet e grupeve kriminale mbetet prioritet kryesor. I kthehem edhe një herë operacionit forca e ligjit si një ndërmarrje që do synojë katet më të larta dhe nyjet më të thella të krimit të organizuar që për shumë vite kanë qene larg fokusit të goditjeve
Është shënjestrimi i aseteve dhe financave me origjinë kriminale duke i zhveshur këto rrjete nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh të qartë që kush përfiton nga krimi nuk i gëzon dot ato që përfiton”-tha Rama.
Rama, gjithashtu, njoftoi se nga janari, procesit të Vettingut do t’i nënshtrohet edhe policia e shtetit.
F.H.