Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ëse nuk kam harruar ta lexoj fjalorin e gjesteve diplomatike dhe kuptimeve -mes -rreshtave – me kalimin e kohës, për shkak të viteve ose kilometrave, disi u bëra dembel për interpretimin e dërdëllitjeve të tyre diplomatike – vizita e eurokomisarit Han javën e ardhshme në Shkup do të ketë një detyrë kryesore: t’i qetësojë pak kritikat ndaj Qeverisë së Zaevit, të cilat në gjuajtje të përditshme nga topi vijnë nga rrethet e plotfuqishme eksperte dhe joqeveritare, e që kanë të bëjnë me dëshpërimin e opinionit maqedonas që posa ka filluar të funksionojë, nga rezultatet jo aq të punës të deritanishme, sa drejtimi i pushtetit të ri.
( Dhe, Han do të intereohet edhe deri ku janë reformat në DMNE, do të kontrollon edhe deri ku është Grujo me dorëheqjen, mirëpo ashtu, si prioritet sekondar.)
Desha të them, nuk ka fare kuptim që kësaj jave për vizitë te Hani të shkojnë Osmani dhe Dimitrov, e ai javën e ardhshme të na vjen në Shkup, përveç sepse i është nënshtruar lutjeve të dy “syrtykëve” tonë lartë të politikës së jashtme: “Aman shoq, na shpëto, e gjithë Maqedonia pret ta ndërtojmë Romën për shtatë ditë!”
Tani Hani do të na shpjegojë, në gjuhë angleze me theks austriak, se reformat janë të rëndësishme, por se edhe më i rëndësishëm është stabiliteti që duhet ta prodhojmë dhe ta ruajmë së paku deri në mesin e vitit të ardhshëm, për kur pritet plotësimi i detyrave të mëdha të agjendës maqedonase euro-atlantike. Do të thotë, shpejtoni ngadalë, por jo përnjëherë, por jo edhe tepër ngadalë, edhe pse jo tepër shpejtë, që të mos përdridheni në shpinë ose ta lëndoni kokën në vend të kryes…. Mendoj, kështu disi.
Pasi që kryeministri kryesisht është në rrugë jashtë vendit, tani vërehet se sa do të ishte mirë tëkemi edhe president të shtetit. Po të kishim president, do të merrte ndonjë nga angazhimet e Zaevit, që njeriu të mund të kap nëpër shtëpi, të pastrojë ndonjë pluhur, ta shkund ndonjë ministër. Kështu, do të duhet Zevi vetë të na çon në BE dhe NATO.
Ky hap i Zaevit, siç po zhvillohen punët, edhe do të ketë sukses. Nuk e mbaj mend që rreth rastit Maqedonia të ketë kaq energji pozitive! Të mos ishte Vuçiqi, Rusët do të ishin të vetmuar në anën tjetër. Në fakt, nëse pyetem unë, Ruset akoma mund të na e prishin ahengun tonë euro-atlantik edhe atë jo me veprimet e tyre në Maqedoni – por në Greqi.
Pak njerëz në Shkup merren me, ose e kuptojnë ndikimin rus te fqinji ynë jugor, e ky ndikim është shumë më i madh dhe më i shtrirë sesa te ne. Nis nga kisha greke, përmes ndikimeve ideologjike majtiste dhe ndikimeve tjera, e deri te rrethet histerike populliste fashiste helenike, nuk e din se deri në cilat nivele dhe deri në kabinetet e kujt dhe llogaritë private ka arritur “burgia” ruse. Mundem vetëm të paramendoj sa miliardë para ruse dhe para-ruse janë të “lara” nëpër biznesin rus me bankrotimin!
Për këtë arsye edhe them se Hanin duhet ta presim me respekt, me durim dhe pa sharje në takimet. Do të shtiremi gjoja e kuptojmë përkushtimin e tij dhe se ende jemi të gatshëm ta tolerojmë “ fluturimin tonë të vazhduar në vend”, për shkak të mbarimit të “përrallës së madhe”…
Dhe, të mos harroj: një miku im më thotë se aq shumë e ka të qëlluar gruan, sa që po mendohet ta marrë edhe një. Kjo nuk ka lidhje me Hanin.