Fjalori i parë për fëmijë maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht, u prezantua dje para nxënësve të Sh.F. “Vëllazërimi” në Karposh. Në fillim të evenimentit është drejtuar Komisionari i Lartë i OSBE për pakicat kombëtare, Llamberto Zanier, i cili botimin e parë ia ndau drejtoreshës së shkollës, e më pas ndau botimet edhe për nxënësit.
Sipas Llamberto Zanier, një shoqëri stabile paraqet vendin ku secili me secilin do të kuptohet, ne presim që kur të drejtohemi në spital, postë apo ndonjë institucion tjetër, personat të cilët punojnë aty të na kuptojnë neve, por edhe ne t’i kuptojmë ata.
Pas fjalimit të Zanier, prezantim të shkurtë kishin edhe autorët e fjalorit, profesorët e Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, të cilët shfaqën inspirimin e tyre për të bërë të njëjtën.
Fjalori ka edhe aplikacion elektronik, të cilin fëmijët falas do të mund të shkarkojnë në telefonat e tyre.
Gjatë evenimentit përveç autorëve të fjalorit dhe përfaqësuesve të Komisionarit të Lartë për pakicat kombëtare, ishin prezentë edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kryetari i Karposhit, Stefan Bogoev.
Ky projekt është përpiluar nga KLPK dhe Nansen Qendra për Dialog në Shkup, me përkrahje të Qeverisë Gjermane.
Tekst dhe Fotografia: Angella Petrovska