• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Sela: Nuk jemi humbës!

October 30, 2017
in POLITIKË
Sela: Debat në institucione, e jo rrugëve e istikameve!

Ziadin Sela: Deklarata e përbashkët nuk mban vulën e Tiranës, po mban vulën e Shkupit. Në vitin 1991 është nënshkruar deklarata e përbashkët e subjekteve politike shqiptare, në momentin që Maqedonia e shpalli pavarësinë e saj mbi bazën e heqjes së të drejtave të mbi një të tretës së popullatës, që është shqiptare. Dhe, përsëri në Shkup, do të duhet të kthehen ato të drejta, dhe nuk do të kthehen në Tiranë ose në ndonjë vend tjetër.

Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nuk i pranon rezultatet e rrethit të dytë të votimit të zgjedhjeve lokale, ku, ashtu siç deklaroi mbrëmë, ka pasur ryshfet dhe kërcënim të votuesve nga aktivistë partiake, bashkërisht me policinë.

“Nuk e pranojmë këtë rezultat”, tha Sela dhe lajmëroi se do të parashtron ankesë deri te Komisioni Komunal Zgjedhor dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Liderit të BDI Ali Ahmetit, i tha se e pret atë në zgjedhje parlamentare dhe vlerësoj se lideri i LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, edhe pse deklarativisht është angazhuar për jetë, barazi dhe bashkëjetesë, ka arritur, siç tha Sela, edhe më tepër ta thellon ndarjen mes bashkësive etnike në Strugë.

“Duke pasur parasysh se demokracia është vullneti i shumicës, a shumicë në Strugë janë banorët shqiptarë, në të gjitha fshatrat shqiptare dhe në trupin votues shqiptar 100 për qind e kemi fituar BDI, edhe atë me rezultat të thellë dy me një. Mbetet tani që ai (Zaevi – v.j.) të përgjigjet. Nuk i kemi humbur zgjedhjet. Përkundrazi, nëse dikush ka dashur të godit mbi legjitimitetin tim, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, më keni bërë edhe më të fuqishëm. Ali Ahmeti, të pres në zgjedhje parlamentare”, deklaroi Sela.

D.M.

Tags: Aleanca për ShqiptarëtBDImospranimrezultatet zgjedhoreStrugëZijadin Sela
Next Post
Gruevski, bëhu burrë dhe jep dorëheqje!

Gruevski, bëhu burrë dhe jep dorëheqje!

Katundi në zjarr, Grujo krihet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom