Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje në seancën e 162 morri vendim për ndarjen e mjeteve për harxhimet e komisioneve komunale zgjedhore për zbatimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në dhjetë komuna të cilat i kanë llogaritë e bllokuara.
Për komunën e Strugës, Tetovës, Bërvenicës, Gradsko, Zërnovci, Dollnen, Bogovinë, Karbincë, Staro Nagoriçane dhe Çashkë janë përcaktuar mjete në lartësi prej 538.000 denarë, nga llogaria e rregullt e KSHZ – nga mjetet për aktivitete zgjedhore.
Mjetet janë të parapara për shpenzime të rrugës, shërbime telefonike, materiale për zyra, shpenzime për ushqim në ditën e zgjedhjeve, shërbime për përkthyes dhe harxhime tjera me urdhër të KSH
B. J.