Qytetarët që janë të regjistruar në Listën Zgjedhore, të cilëve afati i vlefshmërisë të dokumentit për identifikim personal u skadon ndërmjet dy rretheve zgjedhore në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, në rrethin e dytë zgjedhor që do të mbahet më 29 tetor, mund të votojnë vetëm me letërnjoftim të vlefshëm ose me dokument udhëtimi, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Qytetarët, ashtu siç theksojnë nga KSHZ, të cilët dëshirojnë të realizojnë të drejtën e votës në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar të komunës, duhet që menjëherë të nxjerrin letërnjoftim të ri ose dokument udhëtimi.
D. M.