Ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe një pjesë e të punësuarve, sot gjatë dorëzimit të funksionit, me qilim të kuq dhe lule është pritur kryetarja e re Natasha Petrovska nga LSDM.
Skena ishte sikur në hapjen e festivalit të filmit “Vëllezërit Manaki”, ndërsa Taleski ishte në rolin kryesor.
Ndoshta bëhet fjalë për një gjest gentleman të Taleskit, por duke pas parasysh sjelljet e deritanishme ndaj kritikuesve dhe kundërshtareve politik, prap se prap, kemi bindjen se bëhet fjalë për një rolë të ri të aktorit të mëparshëm. Taleski deri tani nuk është përgjigjur pyetjeve dhe akuzave të këshilltarëve dhe këshilltareve nga struktura e kaluar në Këshillin Komunal, për keqtrajtimin e tij përderisa ishte kryetar komune.
Dehran Muratov