Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë në Komunën e Bogovinës kërkoj përkrahje për fitoren e kandidatit për kryetar komune Berzat Bejtullahu – Haki në zgjedhjet lokale të dielën.
Sipas Ahmetit, BDI është fuqia më e përkrahur me më shumë vota nga Struga e deri në Kumanovë dhe Likovë.
Ai bën thirrje për angazhim të gjithë strukturës partiake, me qëllim, siç tha, më 29 tetor të sigurohet fitore bindëse për të gjithë qytetarët e Bogovinës.
Në të njëjtën kohë, Ahmeti vlerëson se kundërshtarët e tij politik janë pa program dhe vizion për të ardhmen.
“BDI ka punuar dhe punon për stabilitetin politik në vend dhe kjo është garanci se puna e pushtetit lokal në mandatin e radhës do të jetë edhe më e suksesshme”, potencoi Ahmeti.
Gjatë qëndrimit në Bogovinë, Ahmeti e vizitoj familjen e kryetarit të ndjerë të kësaj komunë, Hazbi Idrizi. Lideri i BDI vizitoj fshatin Pirok ku para të pranishmëve tha se dëshiron që edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të kalojnë pa probleme dhe siç thotë ai, pa ndarje.
“Vlerat janë krijuar nga vlerat dhe ne nuk dëshirojmë të prodhojmë antivlera në hapësirat tona”, tha Ahmeti duke shtuar se BDI nga themelimi i tij deri më sot ka investuar në krijimin e kuadrit i cili do t’i dal Zot çështjes shqiptare dhe detyrave me përgjegjësi në nivel shtetëror.
„Ne jemi njerëz të cilët kemi krijuar identitet dhe dinjitet nacional, dhe jemi të respektuar kudo”, deklaroi Ahmeti duke vlerësuar koalicionin e ri pas rrethit të parë të opozitës si koalicion për vetë shpëtim.
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsulltohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.