Nga nesër, deri në fund të këtij muaji, në shtatë qytete të Maqedonisë do të shfaqen katër filma për fëmijë, në kornizat e projektit “Java e filmave për fëmijë”, i organizuar nga Asociacioni i distributorëve të filmit – AFIDI nga Manastiri.
Filmat janë për fëmijët e moshës 4 – deri 14 vjeçe. Disa nga filmat janë të sinkronizuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa disa janë me përkthim në gjuhën maqedonase.
Mes filmave janë “Gangsteri i vogël” ( Holandë), në regji të Arne Tonen, (2016, i sinkronizuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase), “Fëmija fantom” ( Francë, Belgjikë) në regji të Zhan-Lup Feliçoli dhe Alan Ganjol ( 2015, i sinkronizuar në gjuhë shqipe dhe maqedonase), “Shpëtoni Rafin” ( Gjermani) në regji të Arend Gete ( 2015, me përkthim në gjuhë shqipe dhe maqedonase) dhe “Aventura e Nelit” (Gjermani) në regji të Dominik Veseli ( 2016, me përkthim në gjuhën maqedonase.
Në kornizat e projektit do të mbahet edhe punëtori filmi.
Projekti është i bështetur nga Ministria për Kulturë e Republikës së Maqedonisë, në kornizat e manifestimit “Vala e re kulturore”.