Komisioni shtetëror zgjedhor me konsensus e përmbylli Listën zgjedhore, ndërsa Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ, vjen në përfundim se e njëjta është bazament i mirë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe të besueshme.
Duke pasur parasysh se KSHZ ishte e kënaqur nga inspektimi publik, partitë politike gjithashtu, me supozim se anëtarët e tyre nuk janë lënë pas dore, asgjë nuk i pengon 1.814.644 votues për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Një digresion i vogël, edhe pse në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016 të drejtë vote kishin 1.784.416 votues, prej më pak se një viti nuk është ulur numri i emigrantëve, e as nuk ka ndryshime drastike në statistikat mbi natalitetin dhe mortalitetin në vend, numri prej plus 30.000 votues nuk është edhe aq i vogël. Po, këta janë ata të cilën ishin të kontestuar vitin e kaluar, ku këtë vit del të mos jenë të kontestueshëm.
Konfuzion. Me rëndësi, Lista zgjedhore është në gjendje aq të mirë sa që nuk do të jetë pengesë për rezultatet e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit.
Çiçakovski thirret edhe në numrin e madh të qytetareve dhe qytetarëve që kanë kryer inspektim publik të Listës zgjedhore. Gjegjësisht, 21.594 deri më 9 shtator kur edhe përfundoj inspektimi publik i Listës zgjedhore. Nëse me këtë numër KSHZ është e kënaqur, a janë të nevojshme komente dhe argumente plotësuese?
KSHZ mbështetet në institucione relevante, siç deklaroi Çiçakovski për Radio Evropa e Lirë, gjegjësisht në Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e punës dhe politikës sociale, në pjesën me persona të zhvendosur në vend, Entin shtetëror për statistikë, por këtu janë për të kundërshtuar edhe partitë politike. Faktor i rëndësishëm janë edhe të dhënat e komisioneve zgjedhore komunale të cilët ishin kompetent për inspektimin publik të listës zgjedhore.
Ose, nëse diçka nuk shkon, topi nga KSHZ pasohet në MPB dhe anasjelltas, ose nëse edhe këto zgjedhje, ashtu si të kaluarat, KSHZ shpallet si jo-kompetente, veçse disa herë është shpallur si e tillë, kësaj radhe nuk duhet ta parashtrojmë pyetjen për të marr përgjigjen: qytetaret dhe qytetarët përsëri do të jenë fajtor për mos pastrimin e listës zgjedhore, bile edhe përgjegjës.
Do të thotë, të dashur votues, përderisa jeni zhdukur misteriozisht nga Lista zgjedhore, vetë jeni fajtor, përderisa ndonjë i padukshëm u shëtit nëpër shtëpi, ndërsa figuron shumë dukshëm dhe legjitim në listën zgjedhore, është gabim i juaji, e jo gabim institucional. Nëse ndonjë i vdekur vendos të shfaqet në votim, është lëshim i juaj që nuk keni kontakt shpirtëror me të ndjerit tuaj…, e jo i zyrtarëve shtetërorë të cilët duhej ti fusin në sistem.
Sakt, Çiçakovski ka të drejtë kur thotë se vetëm tridhjetë kërkesa janë shqyrtuar për regjistrim, ndryshim dhe fshirje tek të dhënat e Listës zgjedhore. Ose vetëm për aq kanë qenë në mundësi të gjejnë zgjidhje?
Sidoqoftë, sipas deklaratës së Çiçakovski, vërejtjet e ekspertëve janë të shënuara, por ajo është metodologjia e cila shfrytëzohet për vite me radhë, (ku siç tregohet se përfundimi shkëlqyeshëm funksionon) dhe se në procesin njëjtë janë të involvuar institucionet relevante.
E tash të mos harrojmë se e gjithë familja është zhvendosur te fqinjët, qytetar nga Aerodromi dëbon një “fantazmë” të moshuar, vendos dy të ri, a qytetare me kërkesë të lëshuar për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore në KSHZ, e adresojnë në MPB, dhe rasti arrin përsëri në KSHZ, dhe pritet përgjigje, që në fund të përfundojë Lista zgjedhore dhe asgjë nuk ndryshon… këngë e njohur?
Dhe gjithçka është sipas ligjit dhe legjitime.
OBRM-PDUKM, siç është rendi, ka marrë rolin e opozitës së mirë dhe doli me akuza në llogari të LSDM. Nga partia akuzojnë se pjesë e KSHZ punojnë në interes të LSDM dhe se anëtarë të KKZ është shfaqur në tubimet e pushtetit. Vitin e kaluar janë shfaqur në tubime të tyre, tash kanë refuzuar dëgjueshmëri, e cila është mjaftë e rrezikshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për betejë në nivel lokal. Gazetarja e REL e adresoi këtë pyetje, ndërsa Çiçakovski, me elegancë përgjigjet se edhe këtu bëhet fjalë për metodologji të konfirmuar me hapa të plota ligjore të veprimit në bashkëpunim me Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratë, nëse dikush dëshiron të ankohet, do të mund që ti paraqet dokumentacionin në KSHZ dhe të niset procedurë për konfirmimin e fakteve. Lëshim i madh i opozitës, kot rebelohen.
Jo më kot është i qëndisur dhe thurur ky tregim.
Raporti për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare 2016 për CIVIL-in është mirë i lexuar, nëse dëshironi të dini se çfarë na pret me 15 tetor. Gabimet më të mëdha nga viti i kaluar po përsëriten edhe këtë vit. Edhe ashtu kur bëhet fjalë për Listën zgjedhore, kaosi tashmë veçse ka filluar.
Besimi në listën zgjedhore absolutisht është shkatërruar, dhe as KSHZ dhe aq më pak institucionet, kompetentët, ndërmorën diçka që të kthejnë besimin.
Ndoshta Çiçakovski nuk është plotësisht fajtor, si bartës i funksionit kryetar i KSHZ, ku disponon me kodin zgjedhor të cilit i duhen ndryshime të menjëhershme. Këtu në skenë paraqitet Parlamenti. Saktë, kësaj radhe arsyetohen për kohën e shkurtë deri në zgjedhje dhe pamundësinë që në këtë afat kohor të ndryshohet diçka. Por, kjo nuk do të thotë që suksesi i pushtetit në zgjedhje lokale, ashtu siç pritet, duhet që në plan dytësorë gjitha masat për mbrojtje të drejtës së votës.
Megjithatë, Maqedonia është vend i cili praktikon politikën e zgjedhjeve, për zgjedhje në çdo kohë të vitit, në vazhdimësi shumëvjeçare, as këtu mos pritni ndryshime
Biljana Jordanovska