“Ju e dini mirë se këto nuk janë zgjedhje të thjeshta. Vendimi juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm – nuk është vetëm një vendim i thjeshtë. Ne nuk votojmë vetëm për kryetarë të komunës dhe për qytetet tona, por, të gjithë ne së bashku do të vendosim se si do të jetë Maqedonia pas 15 tetorit. Në çfarë Maqedonie do të jetojmë. Vendimi juaj është përfundimtar. Ju e keni fjalën e fundit. Mbani mend se vetëm ju qytetarë të Maqedonisë, do të vendosni për ardhmërinë e përbashkët, për ardhmërinë e qyteteve tona dhe për ardhmërinë e shtetit tonë”, u drejtua Gruevski qytetarëve të Radovishit
Në stilin e tij të mirënjohur me retorikë gjoja patriotike duke shtuar histeri dhe mbinacionalizëm, Gruevski përsëri, ashtu sikur në çdo tubim parazgjedhor gjatë këtyre pesëmbëdhjetë ditëve, përsëri e humbi qëllimin e zgjedhjeve lokale. Në vend të premtimeve, për zgjidhjen e problemeve lokale, Gruevski vendosi që ti shpalos dhimbjet e tij para qytetareve dhe qytetarëve të mbledhur dhe të kërkoj mbështetjen e tyre për shpëtimin tyre.
“Ne jemi parti e qytetarëve të Maqedonisë, e popullatës në Maqedoni dhe ne jemi garanci e një Maqedonie të fuqishme dhe të sigurt. Gjithë ju e dini se çfarë zhvillimi dhe rritje përjetoj Maqedonia gjatë 10 viteve të fundit. Gjithë e kujtojmë se ku ishim para 11 viteve dhe ku ishim para 5 muajve, kur ua lëshuam pushtetin. Flasin me shpifje, gënjeshtra dhe fjalë boshe. Kjo është politikë e shpifjeve. Kjo është politikë e fyerjeve. Kjo është politikë e krijimit të tensioneve dhe frikës mes njerëzve, aferave, korrupsioneve dhe kriminaliteteve të reja. Ata dinë vetëm të ndezin, shfuqizojnë dhe shkatërrojnë. Të gjithë duhet ta dinë këtë, ne nuk frikohemi nga askush, ne jemi OBRM. Kësaj kauze ja kushtuam zemrën, mendimin dhe jetën tonë. Nuk do të heqim dorë nga vendi ynë. Deri sa populli ynë dhe qytetarët tonë e duan këtë, ne do të qëndrojmë drejtë dhe me krenari. Asnjëherë nuk do të ndalemi të dorëzohemi. Asnjëherë nuk do ta harrojmë dhe të ndryshojmë drejtimin tonë për zhvillimin e vendit tonë. Do të vazhdojmë t’i plotësojmë premtimet tona, të punojmë, të ofrojmë projekte dhe zgjidhje. Ata nuk janë të aftë të bëjnë këtë, ajo është treguar në të kaluarën. Ata nuk janë të aftë të ofrojnë zgjidhje dhe të krijojnë projekte”, tha Gruevski, por duke pas parasysh politikën njëmbëdhjetë vjeçare të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, mbetet e paqartë se e lartpërmendura a dedikohet për oponentët e tij politikë, apo Gruevski në mënyrë të përkryer e përshkruan punën e tij si lider i kësaj partie gjatë këtyre viteve.
Qëllimin dhe poentën e tubimeve parazgjedhore e huqi edhe Zaev, ku në tubimin qendror në Shkup, kërkoi përkrahje nga qytetarët për çlirim të plotë të Maqedonisë nga regjimi të cilin e shkatërroj shtetin. Njoftoi shitjen e “mercedesit” i cili ishte blerë për kryeministrin Nikolla Gruevski. Fliste për shfuqizimin e tatimit radiodifuziv, subvencionet dhe stabilizimin e marrëdhënieve me fqinjët.