CIVIL – Qendra për Liri i përkujton partitë politike se transparenca është detyrim moral dhe ligjor e atyre që pretendojnë ti marrin pozitat në pushtet në nivel lokal dhe nacional.
Për këtë arsye, Civili sot dërgoi adresime me shkrim deri te partitë politike me disa pyetje që kanë të bëjnë me financimin e fushatave parazgjedhore, mënyrën e financimit të materialeve propagandiste dhe reklamave, sa para kushtojnë dhuratat për votuesit, cilat janë burimet e financimit, respektivisht, donatorëve.
Gjatë fushatave parazgjedhore, premtimet dhe materiali propagandist nuk janë produkti i vetëm që kandidatët e ofrojnë për pozita në pushtet. Shpesh, aktivistët e partive i vizitojnë amvisëritë, nga dera në derë dhe u bëjnë dhurata të vogla votuesve, siç janë çakmakët, kafe, bluza, stilolapsa, fletore, çanta, tullumbace dhe imtësira tjera.
Këto pyetje u drejtohen të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, në të gjitha zgjedhjet, por përgjigjet mungojnë vite me radhë. Vallë partitë do të bëjnë ndryshim në praktikat e tyre këtë vit?