Sot, në shënimin e Ditës së unitetit Gjerman në hoteli Aleksandar Palace, Ambasadori gjerman Tomas Gerberih theksoi se edhe përskaj hyrjes së partisë së djathtë konservatore AFD në Bundestagun Gjerman, Gjermania ka kapacitet të fortë demokratik, që tu përgjigjet sfidave dhe se do të vazhdojë me mbështetjen e orvatjeve të Maqedonisë për integrim në Evropë.
Gerberih, mes tjerash e theksoi bashkëpunimin e afërt mes dy vendeve, në politikë, ekonomi dhe kulturë, e cila do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë edhe në vitet e ardhshme. Volumeni bilateral mes Gjermanisë dhe Maqedonisë është pothuajse tre miliardë euro, theksoi Ambasadori Gerberih.
“Pjesë përbërëse e rëndësishme e orvatjeve tona do të jetë thellimi dhe zgjerimi i perspektivës së integrimit euro-atlantik të vendit tuaj”, tha Gerberih.
Ai iu referua edhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore të Maqedonisë dhe drejtimin e ri të qeverisë në atë fushë: “Në këtë kuptim, Gjermania i përshëndet gjestet e rëndësishme pozitive të realizuara shpejtë të qeverisë tuaj të re në kornizat e politikës rajonale, si për shembull, marrëveshja me Bullgarinë dhe zhvillimin e fqinjësisë së mirë me Greqinë”.
Ai gjithashtu iu referua zgjedhjeve të ardhshme vendore si etapë e rëndësishme në rrugën drejt BE. “Shpresojmë për zgjedhje korrekte dhe të drejta, pa ndikim te votuesit”, tha ai.
Në ceremoninë solemne në të cilën morën pjesë kreu i shtetit, opozita, të gjithë delegatët dhe përfaqësuesit e shumë organizatave joqeveritare, nuk u paraqitën Presidenti Gjorge Ivanov dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Maja Ivanovska