Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, sot lajmëroi se në korniza të kompetencave të Prokurorisë, e në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve vendore të caktuara për 15 tetor 2017, formoi Komisionin e përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore.
Detyra e Komisionit është ta ndjekë veprimin për parregullsitë eventuale zgjedhore me ekzistencën e veprave penale nga Kaptina 16 nga Kodi Penal – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve, si dhe tjera vepra penale të cilat do të ishin kryer gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.
Për president të Komisionit është përcaktuar Xhelal Bajrami, Prokuror Publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë. Anëtarë të komisionit janë: Natalija Tasevska, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë në Shkup, Dimçe Pazheski, Prokuror publik në Prokurorinë e Lartë në Manastir, Anita Pop – Metodieva, Prokurore publike në Prokurorinë publike në Shtip, Vjollca Elmazi, Prokurore publike në Prokurorinë e lartë -Gostivar dhe Natasha Goxhoska, Prokurore publike në Prokurorinë themelore Shkup.
Komisioni ka për detyrë që në bazë ditore të ndjek ngjarjet nga shteti, lidhur me procesin e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve vendore. Për ato ngjarje të cilat japin shenja për parregullsi eventuale zgjedhore, lajmërimet menjëherë o të përcillen deri te prokuroria publike themelore përkatëse. Njëkohësisht, do të jepen obligime deri te Prokuroritë publike themelore për veprim urgjent, gjegjësisht, të formojnë lëndë dhe ti ndërmarrin të gjitha veprimet për vërtetimin e të gjitha fakteve relevante nga të cilat varet aplikimi i drejtë i Kodit penal.
Qëllimi i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë është që në këtë mënyrë të theksohet lufta kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor, dhe të jepet kontribut më i madh ndaj shtypjes dhe parandalimit të parregullsive zgjedhore.
“ Në këtë drejtim, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, përmes Komisionit të Përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore, ua bën thirrje publikut, organizatave qytetare, organizatave tjera, partive politike, institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare dhe të gjithëve që vlerësojnë se në ndonjë veprim ka shenja për kryerje të veprës penale lidhur me procesin zgjedhor, të dërgojnë paraqitje te Komisioni për ndjekje të parregullsive zgjedhore në adresën elektronike [email protected]”, the sot Presidenti i Komisionit, Prokurori Publik Xhelal Bajrami.
M.I.