Fillimi i fushatës politike ishte disi i errët. Dëshmi për këtë është edhe këputja e rrymës në shtëpinë e deputetit Amdi Bajram, nga Bashkimi i Romëve të Maqedonisë, i cili thuhet se ka vjedhur rrymëelektrike dhe nuk ka paguar llogari në EVN. Para se t’ia këpusin rrymën, përfaqësuesit e partisë së tij në konferencën për shtyp akuzojnë se drejtorë dhe persona përkatës, të vendosur nga LSDM, kanë kryer presion mbi zyrtarë shtetërorë romë. Ja, karmë e keqe!
Rastësisht, para një kohe, në Shuto Orizare u hoq nga përdorimi autobusi me numër 19. Përmes peticionit, qytetare(ë)t e Shutkës përsëri kanë linjë autobusi me numrin 19. Ndoshta frika nga “lapsi” i cili vendos se cili do të jetë kryetar i Komunës Shuto Orizare, i detyroi kundërshtarët e Kurto Dudush nga LSDM, t’ia shqyejnë pllakatet.
Se u “terrohet” njerëzve, tregon edhe sulmi i armatosur i Abdulla Abdulit i cili ka shtënë mbi Alit Abazin, kandidatit të pavarur për kryetar komune për Kërçovë. Përveç Abazit, të plagosur edhe shefi i tij i shtabit zgjedhor, Destan Abdiu i cili u plagos në këmbën e djathtë dhe është i hospitalizuar në Qendrën Klinike, por është në gjendje stabile, dhe Shaban Dalipi, të cilin e kanë dërguar për ndihmë në Kërçovë. Burra, ndaloni me ato pistoleta, na goditni me ide për jetë më të mirë në Kërçovë!
Grupi i tifozëve “Femili Aerodrom” me pishtarë e kanë ndritur natën për përfaqësuesit e LSDM, gjatë mitingut partiak në Komunën Aerodrom. Kandidati për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, në fjalimn e tij theksoi se në këto zgjedhje do të bëhet “varrimi politik i Nikolla Gruevskit”. Shokë, mjaft me varrime! Na jepni komuna më të mira në Maqedoni.
Arben Taravari, nga Aleanca për Shqiptarët, në Gostivar theksoi se me përgjegjësi dhe dashuri do ti përkushtohet përmirësimit të qytetit.
“Unë çdo herë kam qenë një nga ju dhe do të jem gjithmonë, sepse çështja për Gostivarin është çështje e dinjitetit, obligimit dhe para të gjithash, dashurisë ndaj vendlindjes. Ekipi im ka njerëz të mirë, dhe para së gjithash, të aftë. Të gjithë së bashku përgatitëm program i cili është relativisht ambicioz dhe evropian”.
Do të ishte mirë që Taravari me përgjegjësi dhe dashuri të përkushtohej edhe të mirës së atdheut, me atë që nuk do ta “pushonte” ministrimin e tij në resorin e shëndetësisë.
PDP dhe Uniteti kërkuan nga banorët e Çajles të votojnë për Shpat Isenin, nga Aleanca për Shqiptarët, sepse qenka biri i “luftëtarit nga ngjarjet në vitin 1997”. Qytetarëve u duhen liderë që do ta përmirësojnë jetën e tyre, mjaftë e patën nga bijtë, axhallarët, dajallarët, kushërinjtë…luftëtarë!
Me këtë fushatë, edhe të errët edhe të hareshme, njeriu nuk ka kohë rehat të ulet dhe të ndjek futboll, Ligën e kampionëve ose Kupën e UEFA-së. I ngarkuar nga e gjithë situata politike, “ mu errësua” kur lexova se ka vdekur Hju Hefner. Vallë dikush nga politikanët do të premtojë se nëse vjen në pushtet, do ti ndërtojë përmendore në Shkup?
Dehran Muratov