Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]C[/dropcap]esari u vra me 23 therje thike. Dhe nuk ka lidhje që shumë më vonë, Shekspiri këtë numër në veprën e tij “Jul Cesari”, nëse e mbaj mend mirë, do ta rrisë në 33, që ta paraqesë çështjen edhe më dramatike, sikur 23 vrima në trup të jenë rast i vogël për dramë shoqërore, e sidomos personale! Pavarësisht nga numri i therjeve – në fakt, te Shekspiri, drama e tij është më tepër se vetë vrasja e Cesarit – siç është e njohur, në tradhtinë e imperatorit të famshëm Romak kanë marrë pjesë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë – jo vetëm Bruti dhe Luciusi! – me të cilët, ndoshta, sipas burimeve antike romake, në mbrëmjen para ngjarjes tragjike, Ceari ka darkuar me shaka dhe zbavitje në sofrën e shtruar epikuriane…
Kuptohet se Grujo i yni është larg nga krahasimi me njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj oratorë historik në botë – përveç në tre pikë: titulli “diktator i përjetshëm”, të cilin për jetë e ndau me Cesarin, “therjet” me të cilat Grujo do ta kryejë karrierën e tij politike, do të vijnë nga bashkëpunëtorët më të afërt. Tani nuk mund të pretendoj nëse fundi i tij politik do të jetë me klithjen “Vallë edhe ti, vëlla Martin?!” ose “Vallë edhe ti motër Gordanë?!” – ose, ndoshta vetëm “ Së paku ti jo, nun, mbrëmë darkuam bashkë!” – por, e kam të qartë se, pasi që Grujo do të mposhtet në zgjedhjet vendore, do të pasojë thirrje e shpejtë e ndonjë tubimi partiak në VMRO, në të cilin do të realizohet “atentati” brenda-partiak politik mbi, një kohë, Liderin e Madh. Sinqerisht shpresoj që ky akt nuk do të jetë me dhunë nga cila do palë, me çfarë historia e VMRO është e plotë prej kohësh e deri sot. Atje, për fat të keq, asnjë lider nuk kuptoi, deri sa nuk tërhiqen therjet, se i ka ardhur, dhe ka shkuar – fundi natyror politik.
Propozoj që tubimi të caktohet në Muzeun e VMRO-së, menjëherë afër restorantit të madh kinez “Teatri Kombëtar Maqedonas” – më falni, në atë ndërtesë më mungojnë vetëm edhe lampiona të letrës me yndyrë, që së bashku me kiç elementet e praruara dhe shtresat e kuqe të kadifesë dhe tapetat, me të vërtetë ti ngjajë ndonjë restauracioni provincial Kinez Golden Dragon – që të mbahet paralelja historike për lokalitetin e likuidimit të Cesarit, menjëherë afër Teatrit romak të Pompesë.
Historia e ngritjes dhe rënies së Cesarit është edukative. Napoleoni më pas do të thotë se nuk mund të jesh gjeneral nëse nuk i lexon shkrimet e Cesarit, ndërsa edhe marksisti Gramshi dhe fashisti Musolini, Cesarin e kanë konsideruar si idealin e tyre politik. Në dramën e Shekspirit, ka aktruar atentatori i Linkolnit. Nelson Mandela e ka lexuar në qelinë e burgut në ishullin Roben, ndërsa përkthimi në gjuhën gjermane është gjetur në tavolinën e punës së udhëheqësit të atentatit të pasuksesshëm mbi Hitlerin, Koloneli Klaus fon Shtaufenberg.
Është i njohur edhe produksioni i angazhuar politik teatror i Cesarit Shekspirian i Orson Velsit, i vili e ka luajtur Brutin, në vitin 1937, në vigjiljen e mbrëmjes së triumfit evropian të fashizmit në të cilën Cesari është paraqitur si Musolini. Ndërsa vetëm para tre-katër muajve në Njujork, një produksion i pavarur teatror e vendosi “Jul Cesarin” në të cilën personazhi i titullit kishte vendosur mbi kokë paruke të shkrehur me ngjyrë të kaltër, me kravatë të gjatë të kuqe mbi barkun, si shfrytëzues i tuiterit dhe me grua, anglishtja e të cilët ishte me theks të fortë slloven.
Si do të thoshte njëri nga atentatorët, Kasi, mbi trupin e vdekur të Cesarit, përmes penës së Shekspirit ( dhe me përkthimin tim të lirë, pasi që prof.. Dragi Mihajllovski nuk arriti deri tani): “Në sa shekuj para/do të ri-luhet kjo skenë e madhëruar e jona/ në shtete që akoma nuk kanë lindur dhe në shqiptime ende të panjohura!”
Për këtë arsye, mendohem, në shtetin tonë të lindur kohët e fundit, me shqiptim ende jo të njohur mirë, vallë unë duhet tu tregoj madhësive regjisore vendore dhe produksioneve teatrore se ka ardhur koha për interpretimin bashkëkohor të “Jul Cesarit”? Pasi që nuk u kujtuan – ose nuk morën guxim – në kohën kur “diktatori ynë i përjetshëm” ishte në majën e pushtetit, së paku munden tani të na e sqarojnë këndvështrimin e tyre për rënien e tij. Asnjëherë nuk është vonë, sidomos nëse edhe ashtu veç m është tepër vonë. Po, për Republikën, e jo për vdekjen e Cesarit, bëhet fjalë.