Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ë tubimin e djeshëm në Koçanë, Gruevski ka premtuar se pas 15 tetorit do të vijë “Epoka e re” në Maqedoni. Pritni tani, nuk mundet të jetojmë dy jeta, atë që e premton Zaevi dhe këtë të Gruevskit! Do të na bëhet tepër, edhe kjo që e kemi, vështirë durohet. Mundej Grujo të mendojë diçka më inventive se sa kopjimi i parullës zgjedhore të LSDM! Ose, aq e ka të mjegulluar kokën, sa kur dëshiron në mënyrë pompoze të thotë “epokë”, disi i vjen të thotë “jetë”, sikur Zaevi të është vendosur në veshët e tij, dhe nuk mund ta largojë nga mendja!
Dhe nuk është çështje tjetër, por e para – si mundet me të njëjtit prefektë si në dhjetë vitet e kaluara, sikur që nga socializmi, dhe me të njëjtin kryetar partie – Gruevski – të nis diçka të re, sidomos aq të madhe si “epokë”?!
Zharko Trajanovski thotë se krijuesi i kësaj parulle për “epokën e re” është gjeni, sepse, përafërsisht, ka arritur ta qëllojë diagnozën profetike sociopate të Gruevskit të sëmurë, sepse epoka e re e vërtetë nis nga lindja e Jezusit, si dhe të gjithë ne normalët, do të gëzohemi, sepse do të kemi për çfarë ta tallim Grujon deri në zgjedhje. Megjithatë, unë mendoj se ndonjë budalla ia ka menduar fushatën parazgjedhore të VMRO-së së pa-reformuar, sepse gjatë promovimit të saj para disa ditë, në konventën në “Boris Trajkovski”, gjysma e sallës u zbraz. Grujo i shkretë, sikur ka shkuar me erën, në sallën gjysmë të zbrazët valëzonte njëfarë broshure në duar, sipas meje, kontratën për ardhjen e “epokës së re” – kjo është, letra duron çdo gjë! – duke krijuar rrymë ajri nga e cila edhe Amdi Bajrami ishte fshehur në fundin e rendit të parë që të mos ftohet, ndërsa vetëm Stevço dhe Forcat e majta të Titos, me shall në qyfë, ishin vendosur guximshëm në rendet e para ardhjes së kësaj epoke të re…Këto, besa, janë fytyra serioze, për fillim serioz të ri. Në fund.
Tamam: “Epoka e re” është madje titull më i mirë nga “Jeta e re”, për udhëheqje të një ndërmarrjes së suksesshme funerali: lartë “Epoka e re” me një engjëll me harpë në duar, poshtë “Grujo me farefisin” me lopatë në nënshkrim. Kurorat për 100 të parët me fat janë falas, shtëpia qeras! Lavdi u qoftë.
Ndërsa mua këto ditë mu duk se “epoka e re” veç më ka filluar: LSDM vërtetoi se asnjë funksionar i tyre, duke e përfshirë edhe Zaevin, nuk shfrytëzon makinë zyrtare, shtetërore për transport nëpër tubime partiake parazgjedhore. Më falni, nuk përcjelli saktë se kush çfarë premton nëpër tubime, mirëpo mendoj se nëse kjo bëhet standard i ri në sjelljen parazgjedhore të politikanëve në Maqedoni, zgjedhjet do të mund të mbarojnë që nesër. Na duheshin 27 vite pas rënies së komunizmit, që rregullat elementare të sjelljes n demokraci dhe në shtetin juridik, të fillojnë të realizohen edhe te ne. Lavdi na qoftë.