Petrus Theunisz, lideri i ekipit të Civika Mobilitas, flet për CIVIL Media për Kartën Qytetare.
“Mendoj se Karta Qytetare është iniciativë shumë e mirë dhe në bazë e shpreh atë që dëshirojmë ta arrijmë kur flasim për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. E konsideroj si shumë inspiruese, sepse çdo gjë që bëj në jetë është e lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, pavarësisht nga ajo nëse flasim të drejtën e bashkimit, të drejtën e të folurit zëshëm, të drejtën e qëndrimit personal, të drejtën për media të pavarura pa ndërhyrjen e pushtetit…Mendoj se do të ishte mirë të ekzistojnë këto parime, por gjithashtu, mendoj se ato duhet të mbrohen”, tha Theunisz në punëtorinë artistike të sotme “Kthimi i lirisë”, e cila u mbajt në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, në Parkun e qytetit në Shkup, si pjesë e fushatës botërore “Fol!”.