Deputetët i pranuan ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audio – vizuale mediatike, me çfarë u anulua obligimi i qytetarëve dhe kompanive për pagesën e taksës radiodifuzive.
Për ndryshimet e propozuara nga Qeveria, votuan 70 deputetë, asnjë kundër, dhe i përmbajtur.
RTVM do të mbështetet nga buxheti shtetëror me ndarje vjetore prej 0,5 % nga buxheti. Nga viti i ardhshëm, për këtë artikull do të ndahen nga 14,3 milionë euro nga buxheti.
Përveç mjeteve nga Buxheti, RTVM do të financohet edhe nga mjete tjera, respektivisht, nga të ardhurat nga operatorët kabllorë dhe nga të ardhurat e realizuara me shitjen e programit të prodhuar në RTVM.
Deputeti Tomisllav Tuntev, i cili është një nga propozuesit e ligjit, theksoi se me këtë vendim ligjor do të lirohen qytetarët nga një pagesë e panevojshme dhe të rritet efikasiteti në punë dhe funksionimi i shërbimit publik radiodifuziv”, tha Tuntev.
“Jo çdo herë janë mbledhur të gjitha mjetet. Jemi dëshmitarë të “vrimës” financiare prej para dy viteve në RTVM. Kjo është mënyra që ne e propozojmë që ti lirojmë qytetarët nga një pagesë e panatyrshme dhe të rritet efikasiteti dhe funksionimi i shërbimit publik radiodifuziv”, tha Tuntev.
Taksa radiodifuzive u vendos në vitin 2005.