Komisioni Shtetëror Zgjedhor, sot, me fillim në ora 12, me short do ta vendosë radhitjen në Listën e vetme të kandidatëve, respektivisht, radhitjen e fletëvotimeve.
KSHZ i ftoi përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, koalicionet dhe grupet e votuesve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale 2017, të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, ndërsa për këtë rast, me vete duhet të kenë edhe autorizim nga dorëzuesi i listës.
Radhitja e kandidatëve në listën pasi të përcaktohet me short, mbetet i njëjtë në të gjitha komunat, ndërsa në komunën ku dorëzuesi nuk do të ketë përfaqësues, numri përkatës d të jetë i anashkaluar dhe në vendin e tij do të shënohet numri i bartësit të radhës, pa lënë vend të zbrazët.