Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]K[/dropcap]a një dozë mazokizmi në eksperimentin që e zbaton Branko Geroski, edhe pse edhe ai me siguri e din se kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë mirë për të. Pasi që me shpirtgjerësi, si një Don Kishot i vetë-kandiduar, vendosi ta merr rolin e përfaqësuesit të kritikës së mirëfilltë dhe opinionit kritik në Maqedoni ( detyrë aq e rëndë sa edhe definicioni se kush, dhe pse e përbën atë opinion, si dhe pse pikërisht Geroski ka vendosur ta përfaqësojë), vendosi ta ndjekë “brumbullin” e gjysmë- botës politike të Maqedonisë, i cili – brumbull si brumbull- e dërgoi…veç më e dini se ku.
Nuk është hera e parë që Gerovski ngacmon me shkop aty ku nuk duhet, e mandej të protestojë dhe të thirr tjerë sepse përhapet erë e keqe, përkundrazi, vetëm se kësaj here këtë e bëri edhe fizikisht, dhe jo vetëm në botën e realitetit virtual në të cilin me aktivitetin e tij në fejsbuk dhe në vende tjera dëshiron të garohet dhe t’u del para të gjithë budallenjve anonimë dhe autentikë të cilët kanë vendosur që pikërisht përmes grindjeve me atë, të nxisin urrejtje, teori konspiracioni, dezinformata dhe budallallëqe tjera triviale.
Performanca e djeshme e thjeshtësisë së ulët (mbi Geroskin) për të cilën ishte dëshmitar i tërë opinioni i Maqedonisë, në fakt, është në një vijë me aktivitetet e njëjta të cilat deri dje i organizonte dhe i sponsorizonte partia e Familjes, kur në dëshpërimin e demisionit të vet, pështyheshin gazetarë dhe persona publikë nëpër parkingje dhe kafene. Ky “milenkovizim” i përgjithshëm i sferës publike, në të cilën VMRO-DPMNE investoi aq shumë energji dhe mjete, edhe pse, në fund, nuk i ndihmoi Gruevskit të mbetet në pushtet, megjithatë ( edhe për shkak të performimit shumëvjeçar kuriro -protugjer) jep rezultat në dekompozimin e standardeve moral dhe profesionale në kulturën politike të Maqedonisë
Informatorët e policisë , propagandistët e fëlliqur mediatik, dhe aktivistët tinëzarë nga gjysmë-bota urbane, fituan rëndësi të njëjtë si ata që tentojnë të mbeten profesionistë dhe të ndershëm në profesionet e tyre të virtytshme. Margjinën politike – mediatike dhe profesionale- shoqërore e zvarritën deri në qendër, e lyen, e paguajtën , e shpërblyen edhe me vulën e shtetit ( ndërsa me metodat e policisë sekrete dhe sportelet e tyre të “privatizuara”) e vërtetuan si pozitë legjitime për nxitjen e mjegullave dhe gënjeshtrave, edhe për shkak të hakmarrjes ndaj të aftëve, edhe për shkak të frustrimeve individuae shoqërore, edhe që të tërheqin vëmendje derisa ata pamëshirshëm e plaçkitnin pasurinë shoqërore.
Ndërsa publiku, çmendurisht dhe me pasion tifozi – sikur bëhet fjalë për vlerësimin e ndonjë prapanice të familjes Kardashian! – shpërndan dhe pëlqen, si formë brutale e etjes anonime për “gjak dhe seks” në opinion, dhe për ushqimin e pasioneve të veta të ulëta dhe më të ulëta voajeriste politike.
Kohë të qenve, shoku i bojadisur Gero. Don Gero.
P.S. Tani është momenti i vërtetë të më shpërndani dhe të më pëlqeni.