Partitë politike kanë afat deri nesër të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave nga Lista e Votuesve.
Të gjitha ekstraktet në të cilat janë bërë ndryshime në Listën e Votuesve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i mbyll deri më 24 shtator, ndërsa deri m[ 29 shtator duhet ta nënshkruajë Listën e Votuesve dhe ekstraktet nga Lista.
Ndërkohë, problemi me Listën e Votuesve mbetet nën hije, ndërsa në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar, madje edhe me miratim, pranohet gjendja momentale!
Zakonisht, Komisioni Shtetëror Zgjedhor i pranon të dhënat nga trupi votues nga Ministria për punë të brendshme, azhurnimi plotësues ishe me inspektim publik të votuesve, në mënyrë elektronike ose në objektet e Komisioneve Komunale Zgjedhore, ndërsa partitë politike e kanë radhën të deklarohen për korrektësinë e Listës së Votuesve.
Në adresën e Civil – Qendrës për Liri në vazhdimësi arrijnë paraqitjet për mospërputhjen e Listës së Votuesve dhe përsëritjen e problemeve të njëjta. Rrëmuja vazhdon…
L.S. nga Komuna Aerodrom ka dërguar kërkesë deri në MPB dhe deri në KSHZ, për shlyerjen e të dhënave e gjithë familjes nga Lista e Votuesve, pronarë të mëparshëm të banesës në të cilën jeton, të cilët edhe pas dy viteve gjenden në Listën e Votuesve në të njëjtin vendvotim dhe në të njëjtën adresë.
Përgjigja nga KSHZ, legjitime, sipas nenit 43 nga Kodi Zgjedhor, është se kompetencat për shlyerjen e të dhënave të personave që ende janë në adresën e saj, janë të MPB-së.
Ky rast, për të cilin ekziston mundësia që qytetarja vetëm në mënyrë institucionale të “shëtisë”, dhe fare të mos vendoset, tregon për nenin 41, paragrafi 5 nga Kodi Zgjedhor, i cili len hapësirë për zvarritjen e votuesve fiktivë dhe në zgjedhjet lokale.
Pavarësisht nga fakti se në këtë rast nuk bëhet fjalë për persona të zhvendosur jashtë vendit, lihet hapësirë për përsëritjen e rasteve me letërnjoftime!
MPB duhet të përgjigjet në kërkesën e dorëzuar, mirëpo sipas normave ligjore, edhe nga atje përgjigje mund të jetë legjitime.
S.S. nga Komuna Aerodrom, nga banesa e të cilit më ë fund është zhvendosur votuesi fiktiv gjatë zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit kaluar, me inspektim në Listën e Votuesve, ka vërejtur se personi i njëjtë është kthyer përsëri në adresën e tij, dhe më vonë ka pranuar llogari për taksë të radiodifuzionit nga DAP, për personin e njëjtë për muajin qershor?! Nga KSHZ, përmes telefonit i kanë dhënë përgjigje se problemi duhet të zgjidhet vetëm me MPB, gjegjësisht, të gjendet personi në MPB i cili atij personi përsëri i ka dhënë dokumente ( letërnjoftim ose pasaportë) në adresë në të cilën nuk jeton, dhe për këtë të përgjigjet!
Parashtrohej pyetja, nëse KSHZ dhe MPB nuk arrijnë të përgjigjen në paraqitjet nga qytetarët, ndërsa partitë politike, siç është rendi, e pranojnë Listën e Votuesve si korrekte, deri sa anëtarësia e tyre është në numër, kush do të përgjigjet, nëse më 15 dhjetor, zgjedhjet lokale shpallen si jo të drejta dhe jodemokratike?
Biljana Jordanovska