• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Për prioritetet, arushat, dhe hipokrizinë e quajtur drejtësi!

September 18, 2017
in MENDIMI I LIRË
Për prioritetet, arushat, dhe hipokrizinë e quajtur drejtësi!
Share on FacebookShare on Twitter

Kaluan dy ditë nga konferenca e një Asociacioni të ri të qytetarëve të prekur, diskriminuar, të burgosur dhe të “harruar” nga sistemi juridik i Maqedonisë. Asociacioni quhet “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave”, ndërsa konferenca u mbajt me titullin -“Kthimi i drejtësisë së konfiskuar”. Në këtë Komitet marrin pjesë qytetarë – përfaqësues të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të rasteve të mëdha policore-politike, siç janë: ”Spiun”, “Detonator”, “Monstra”, “Sopoti”, “Syri i gjarprit”, “Lagja e Trimave”, ”Brodeci”, “Metastaza”, dhe shumë raste tjera të montuara nga koha e regjimit dhjetëvjeçar të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiak, dhe jashtë partisë. Qëllimi i këtij Komiteti është shqyrtimi i serishëm i këtyre lëndëve, për arsye të dënimeve dhe gjykimeve joligjore, mungesës së dëshmive, shkeljes të së drejtës së mbrojtjes, jo-transparencës në dëgjimet kryesore publike, ndalimi i pranisë së njerëzve të caktuar dhe të rëndësishëm për procesin gjyqësor, në seancat gjyqësore, dhe kthimi i drejtësisë në vend.

Shkruan: Dijana Tahiri

Iniciativën e mbështetën persona të “shquar” të opinionit intelektual të Maqedonisë, në mesin e të cilëve edhe disa,  që  sipas normave të përcaktuara nga “krijuesit  e opinionit”, sundojnë me përfaqësim të privilegjuar në mediat e të gjitha llojeve – Ljubomir Frçkoski, Besa Arifi, Pavle Trajanov, Gordan Kallajxhiev, etj. Dhe asnjë lider partie nga përbërja e re e Qeverisë (përveç Pavle Trajanovit dhe Liljana Popovska).

Asnjë kryetar partie! Ndërsa në fushatat parazgjedhore për  zgjedhjet parlamentare të vitit kaluar, të gjitha partitë politike, gjegjësisht, liderët e partive, si arsye kryesore për t’i votuar, dhe zotimi i parë i tyre ishte kthimi i drejtësisë në Maqedoni, pas rrënimit të regjimit dhjetëvjeçar të VMRO-DPMNE. Arsyeja dhe motivimi i parë për të cilin shumë votues vendosën që, pavarësisht nga mosbesimi i madh në cilin do opsion politik të ardhshëm ( për arsye objektive), t’ua besojnë votat, me shpresa të varfra dhe nga dëshpërimi gjithëpërfshirës nga vazhdimësia e gjendjes jashtëzakonisht të mjerueshme e shoqërisë, në të gjitha aspektet jetësore.

Në Konferencën “Kthimi i drejtësisë së konfiskuar”,  me dëshmi tronditëse, para publikut u paraqitën disa viktima të persekutimit politik, të pandehur dhe pjesëtarë të familjeve të atyre që ende janë nëpër burgje, të cilët pa shumë shpresa presin veprimet e premtuara nga Qeveria e re, ndërkohë që zvarriten nga qelitë e tyre të burgut, në sallat e gjyqit, me trajtim jonjerëzor nga autoritetet policore dhe të shërbyesve të “drejtësisë”, për të cilët ende nuk ka fuqi që do ti ekstraktojë nga pozitat e tyre nëpër gjyqe. Megjithatë, për mediat prezentë në Konferencë, më interesante ishin deklaratat e personave të “shquar”, të përmendur më lartë, sesa qëllimi i konferencës dhe dëshmitë e të përndjekurve, të persekutuarve dhe familjarëve të tyre. Shpresat e të prekurve në këto raste, janë te Prokuroria Speciale Publike.  E nëse pyetni për punën e palodhshme të Prokurorisë Speciale Publike, së shpejti do të del filmi i shkurtë dokumentar për zbavitjen e masave popullore, për jetën e përditshme të tre Prokuroreve Speciale të famshme.

Të vetmit gazetarë të cilët qëndruan dhe e dokumentuan  deri në fund të Konferencën e “Komitetit për mbrojtjen e të drejtave” – “Kthimi i drejtësisë së konfiskuar”, ishin kolegët e mi Maja Ivanovska dhe Dehran Muratov.

Dëshmi për hipokrizinë e radhës, kësaj here nga mediat e “çliruara”, është  ngjarja e sotme në qendrën e Shkupit, para një kafeneje urbane, me mbulesë të shumë mediave të Shkupit, për të regjistruar duelin fizik të paralajmëruar dje, mes Branko Gerovskit dhe Ljupço Palevskit, për shkak të një Fejsbuk statusi të Palevskit, në të cilin Palevski i “kërcënohet” Gerovskit me goditje me shuplakë.

Kur e ndjejmë veten të pambrojtur nga ata që nga parimi dhe me besë pritet të na mbrojnë, e përdorim një fjali popullore: A je nga unë, a nga arusha? E arushat mbrohen vetë!

 

Tags: gjykatëhipokrizikomiteti për mbrojtjen e të drejtavekonferencëKthimi i drejtësisëmedia
Next Post

Ngjyra e budallallëkut

Civili është pjesë e aksionit botëror Fol!

Civili është pjesë e aksionit botëror Fol!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom