Në konferencën e sotme për shtyp, të cilën CIVIL Media e transmetoi drejtpërsëdrejti, Bedredin Ibrahimi, anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga PDSH, me vendim të Kuvendit u zëvendësua nga Ermira Asanin, nga Besa, deklaroi se publikimi i shpalljes publike për zgjedhje të një anëtari të KSHZ është joligjore!
“Mandati im pesëvjeçar është i garantuar me ligjin që është sjellë para plotësimit dhe sjelljes së këtyre ndryshimeve të Kodit Zgjedhor si në “Perëndimin e egër”…Pasi që u bindën, sidomos ridefinistët, se mandati im është i garantuar me ligj, morën hap kompromitues për vetë ata, nënshkruesit e këtij Propozim -ligji dhe për organin ligjvënës. Dorëheqja ime do të nënkuptonte pajtim me mënyrën e skajshme, vandaliste të sjelljes së ligjit dhe me aktivitetet e Besës dhe subjekteve tjera që e nënshkruan, dhe që i bëjnë lajka këtij subjekti për zgjedhjet lokale”, tha Ibrahimi, duke shtuar se do ta mbrojë të drejtën e tij me të gjitha mjetet e lejuara ligjore në, dhe jashtë vendit.
Ibrahimi iu drejtua edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, duke e lexuar tërësisht udhëzimin e tij dhe propozimin për shfuqizim të vendimit për zëvendësimin e tij.
“Që ta sillni vendimin e diskutueshëm, së pari duhet të sillni vendim për shkarkimin e anëtarit të KSHZ, edhe atë vetëm nëse është plotësuar një nga kushtet e përcaktuara me nenin 28, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor”, tha Ibrahimi.
Më tej, në referimin i tij ndaj Kuvendit, Ibrahimi theksoi organi ligjvënës e zbaton lëndimin dhe parregullsinë e parë zgjedhore, që do të reflektojë keq në raportin final për zgjedhjet lokale.
“Z. Kryetar, besimin që ua dhanë Ju dhe deputetëve tjerë në zgjedhje, e keqpërdorët duke sjellë ligje për përdorim të njëhershëm, ndërsa për keqpërdorim përgjigjet”, iu drejtua Xhaferit.
Në fund, edhe ekipet gazetare u kritikuan nga Ibrahimi, për reagim të vonshëm, kështu që mbetën pa përgjigjen e tij në pyetjet e parashtruara.
Biljana Jordanovska