Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë Berlin, u bln thirrje të gjithë individëve, institucioneve, shkollave dhe mediave që angazhohen për të drejtat e njeriut, të marrin pjesë në leximin botëror të Deklaratls Universale për të Drejtat e Njeriut, që ta mbështesin dhe forcojnë konceptin e të drejtave të njeriut në botë, më 6 shtator, 2017.
CIVIL – Qendra për Liri, organizatë vizioni dhe misioni i të cilës është promovimi aktiv dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, organizon eveniment të hapur për shënimin e kësaj dite me leximin e Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut, dhe poezisë.
Evenimenti do të mbahet të mërkurën, më 6 shtator, në hapësirën para selisë së organizatës, në rrugën Maksim Gorki nr.31, me fillim në ora 16:30. Civili I fton të gjithë qytetare(ë)t, aktivistët dhe mediat të na bashkangjiten në evenimentin dhe të marrin nga një kopje të Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut. Civili do të nis edhe diskutim në internet, ndërsa evenimentin do ta transmetojë drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen.
Civili do t’i bashkangjitet këtij aksioni botëror të respektimit dhe promovimit të të drejtave dhe lirive universale të njeriut, duke përkujtuar edhe një here për luftën dhjetëvjeçare kundër një regjimi të përkushtuar uzurpimit të sofistikuar të hapësirës qytetare dhe lirisë së shprehjes të çdo individi në Maqedoni.
Me ndryshimet e skenës shoqërore dhe politike në vend, Civili nesër do të përkujtojë se lufta për çlirimin shoqëror, politik dhe individual, akoma nuk ka mbaruar.