• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Derrat nuk do të votojnë për Gruevskin

September 5, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]S[/dropcap]trategjia parazgjedhore  e partisë së Gruevskit, të luajë në letrën e rrezikut nga refugjatët dhe emigrantët në Maqedoni, nuk është plotësisht e pakuptimtë: VMRO – DPMNE e mbledhur rreth Gruevskit të dëshpëruar – të cilit rezultati zgjedhor do t’ia vendosë ardhmërinë politike si asnjë lideri tjetër partiak tjetër – shpreson se, të ballafaquar me rrezikun e mjegulluar nga “infektimi” i trilluar nga refugjatët dhe emigrantët,  e majta në Maqedoni do të përballet me krizën e identitetit të vet, për atë se si do t’i përgjigjet këtij komplikimi – t’i presim…edha ata janë njerëz me të drejta…u duhet arsim dhe ndihmë…kanë vuajtur shumë, etj. Gjatë asaj kohe, e djathta do ta këndojë këngën e vet standarde patriotike për nxitjen e frikës nga të ndryshmit  te popullata, të cilët, ja, vijnë të banojnë nëpër qytetet tona, të na hyjnë në shtëpitë tona, të na i rrezikojnë fëmijët…me mbështetje, dhe  në organizim, të tradhtarit Zaev.

Në atë kuptim, kriza me migrantët edhe nuk duhet patjetër të  të jetë reale ( siç nuk është), ata nuk duhet me të vërtetë  të jenë sipër kufijve tonë ( siç nuk janë), as të janë të interesuar  të vendosen me vendbanime nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë ( e qëlluat me siguri: siç nuk janë), por mjafton që tema të “ndizet” para zgjedhjeve, të hapet debat për këtë, debati të përhapet nëpër televizione dhe fejsbuqe, që të avancohet ndjenja e frikës dhe pasigurisë te popullata. VMRO dëshiron që kjo histeri masovike në rritje – për të cilën titulli i punës do të ishte: “Nuk na duhen Shqiptarë tjerë!” – të shkrihet në vota “parandaluese” drejt të djathtës konzervative maqedonase. Për këtë arsye është e gjithë kjo paradë me nënshkrimin e peticioneve dhe kërkesave për referendum kundër ndërtimit (?!) të lagjeve për refugjatë nëpër vendin, edhe atë, jo se kjo do të bëhet, por sepse një pjesë e opinionit është e shqetësuar nga vetë mendimi se kjo gjë, ka mundësi të bëhet. Krijimi i percepcioneve të tilla të rrejshme në komunikimin politik, quhet propagandë. E pistë.

Kjo propagandë e pistë luan në letrën e jostabilitetit të përgjithshëm botëror, në të cilin gjatë disa viteve të fundit, madje edhe demokraci tepër më të mëdha dhe më të vjetra evropiane nga ajo e Maqedonisë, u luhatën, i lëkundën sistemet e tyre vlerësuese liberale, dhe ngecën në variantet e tyre histerike, djathtiste- populliste lokale. Siç do të thonte Ivan Krastev në librin e tij të fundit “Pas Evropës”, të tërhiqen turistë dhe të largohen refugjatët, është version i shkurtë i rendit të dëshiruar evropian botëror. Teza e tij qendrore është se emigrantët janë aktorë historik, të cilët do ta përcaktojnë fatin e liberalizmit evropian.

Sidoqoftë, kjo nuk do të ndodh në Maqedoni, jo në këto zgjedhje lokale. Jo vetëm për arsye se liberalizmi i këtushëm edhe pa këtë, e ka të përcaktuar fatin e vështirë, por për arsye se pjesës më të madhe të popullit iu qartësua se me cilin ka punë, kur janë në pyetje Grujo dhe Familja. Kjo është sikur kur detyrohen derrat të votojnë për aheng me tryezë të begatshme për Krishtlindje! Një numër i mjaftueshëm i derrave erdhën në mendje, që të kuptojnë se tryeza lokale mund të kalojë edhe pa ata.


Marrja e përmbajtjes është e lejuar vetëm pas orës 11, në ditën e botimit. Mandej, vlejnë rregullat e zakonshme sipas licencës Creative Commons 1.0.

Tags: frikëGruevskiksenofobinacionalizëmrefugjatëShqiptarēZaevzgjedhje vendore
Next Post
Sela: Me Taravarin drejtë fitores

Zaev – Netanjahu: Maqedonia dhe Izraeli do ta intensifikojnë bashkëpunimin edhe në planin  ekonomik!

Regjistrim rentgeni social i Shkupit

Regjistrim rentgeni social i Shkupit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom