“Neve,Romët, na shohin sikur këtë robë që e kam veshur, na shohin si njerëz të zi. Kjo është diskriminim klasik!” thotë për CIVIL Media, Fikri Jasharov nga Manastiri, i cili nuk i ishte lejuar hyrja në pishinën “Srce Dovlexhiq” në Manastir. Ai thotë se sigurimi i pishinës nuk i ka lejuar të hyj atë dhe disa rom tjerë në pishinë, pasi që kanë marr urdhër të tillë nga pronari.
“Qartë më është treguar se për shkak të përkatësisë etnike, nuk do të më lejojnë në pishinë. Pasi që e nxorra celularin për të xhiruar dhe para kamerës të më tregojnë arsyen se përse nuk na lejojnë të hyjmë, heshtën dhe nuk flitnin. U ndjeva shumë keq dhe i fyer në atë moment”, thotë Jasharov.
Ai shton se një numër i madh i Romëve nuk mund të shkojnë diku për pushimë, pasi që nuk kanë të holla të mjaftueshme.
“Ne nuk kemi para të shkojmë për pushime në Shqipeëri apo në Greqi, nuk kemi automjete të shkojme edhe deri në Ohër. Por, ne mund të lejojmë që të paguajm hyrjen për në pishinë dhe të kënaqemi, si të gjithë të tjerët”, shtoj ai.
CIVIL Media bisedoj edhe me Vllatko Trajkovski, i punësuar në pishinën “Srce Dovllexhiq, i cili në bisedë telefonike deklaroi që dyert e pishinës janë të hapura për të gjithë.
“Ne kemi edhe Rom në pishinë. Nuk lejohen të hyjnë në pishinë nëse nuk kanë paisje adekuate ose nëse nuk sjellen ashtu siç duhet”, thotë Trajkovski.
Jasharov thotë që drejtësinë do ta kërkoj para gjykatës. Përfaqësues të tij juridik janë përfaqësues nga organizatat joqeveritare “Bairska Svetlina” nga Manastiri dhe Qendra europiane për të drejtat e Romëve (EPPC) nga Budapesti.
Teksti dhe kamera: Dehran Muratov
Montimi: Daniella Niseva