“Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi punon me shtypje nga qeveria ose dikush tjetër. Deri tani kemi dërguar disa ankesa, ku për disa pohojnë se bëhet fjalë për diskriminim, por për fat të keq ndonjëher pohojnë se nuk ka pasur, edhe pse shihet qartë që ka diskriminim”, thotë për CIVIL Media, Fatma Bajram Azemovska nga Manastiri nga organizata joqeveritare “Sumnal”.
Ajo shton se ka dërguar ankesë për diskriminim për shembull në librin “Otele Gjuptinot”, por Komisioni nuk ka konfirmuar elemente të diskriminimit.
Azemovska konsideron se Komisioni duhet të ketë autoritet dhe kompetenca më të mëdha, ose në të kundërtën, të diskriminuarit vetë të vazhdojnë kërkimin e drejtësisë nëpërmjet gjyqit.
“Gjatë periudhës së kaluar thonim se besojmë tek institucionet, por prap… Edhe tash besoj, por.. Mirëpo, duhet të besojmë në rendin juridik të shtetit” thotë Azemovska.
Teksti dhe kamera: Dehran Muratov
Montimi: Daniella Niseva