Në protestën e organizuar nga iniciativa joformale e qytetarëve “Në mbrojtje të Debar Maallo’s”, qytetarët e lagjës së Shkupit, të hënën u mblodhën para objektit të Ministrisë së kulturës, për të kërkuar – që t’u kthehet lagjeja e tyre, t’u rikthehen trotoaret të cilat po shfrytëzohen si parkingje.
Pas incidentit tragjik ku një qytetarë humbi jetën, pasi që ishte shkeluar nga automjet për dorëzim të mallit në komunikacionin kaotik në Debar Maallo, pjesëmarrësit e protestës rekomanduan: “Me vite e përdhunojnë Debar Maallon, ndërtuan ndërtesa shumëkatëshe, shkatërruan parqe, prenë drunjtë, riemëruan rrugët… STOP për këtë dhunë!”
Sipas banorëve të kësaj lagje, PDU i ri i komunës Qendër parasheh “zhdukje” të tregut Bunjakovec, dhe ndërtim shumëkatësh sikur ata që i ndërtoj Xhevair në Aerodrom, shkatërrimin e gjelbërimit të paktë që ka mbet, “rrëzimin e shtëpive të vjetra të fundit të cilat paraardhësit tanë i ndërtuan”.
Në protest u dërgua thirrje: I ftojmë të gjithë banorët e lagjes Debar Maallo, ata që kanë qenë dhe që janë, ti japim fund kësaj dhune! Të paraqitemi masovikisht para godinës së komunës Qendër dhe ti paraqesim kundërshtimet tona. Të bashkohemi në platformë në mbrojtje të Debar Maallo’s! Ti aktivizojmë bashkësitë urbane aktuale, më parë të njohura si bashkësi lokale dhe të dorëzojmë propozime tona për atë se çfarë mëhalle duam! Ta forcojmë solidaritetin ndërmjet banorëve të Debar Maallo’s dhe banorëve të lagjeve dhe mëhallave tjera, pa dallim të përkatësisë fetare, etnike dhe socioekonomike”.
Komuna Qendër e përshëndeti protestën e banorëve të Debar Maallo’s, të cilët kërkuan mbrojte të këmbësorëve dhe lirimin e trotoareve nga automjetet. Nga këtu konsiderojnë se kërkesat janë plotësisht të arsyeshme dhe njoftuan se do të përkushtohen drejt zgjidhjes së problemit.
“Si prioritet i parë është sigurimi i hapësirës për parkim për më shumë vetura në Debar Maallo, për të cilën tashmë është gjetur zgjidhje. Sëshpejti do të vendoset parking i montuar mes komunës dhe Ministrisë së mbrojtjes, me hyrje-dalje nga rruga “Orce Nikolov” Parkingu do të siguroj vende për 270 deri 290 vetura” deklaroj Komuna Qendër.
Komuna Qendër informon se do të përgatit një studim për matjen e trafikut dhe projekcion për nevojën e hapësirës për parkim për rezidentët, nga ku do të përgatitet zgjidhje për gjithë qarkun. Komuna e Qendrës deklaroj se do të inicoj themelimin e trupit koordinativ me përfaqësues nga të gjithë institucionet kompetente, me përfaqësues të Qytetit Shkupit, Ministrisë së punëve të brendshme dhe NP Parkingje në Komunën Qendër. Qytetarët gjithashtu do mund të marrin pjesë në këtë trup dhe të japin sygjerime në fazën e përpunimit të zgjidhjes.
Tekst, foto dhe video: Vullnet Mahmuti
Montimi: Daniella Niseva