Shoqata “Inkluziva” kërkon ndryshim të regullorës ligjore për personat me aftësi të kufizuar. Sipas “Inkluziva”, procesi për deinstitucionalizim, i cili në Maqedoni ka filluar në vitin 2000, ngadal po ndodh, përkundër nevojave të qytetarëve për servis social në çdo vendbanim. Në nevojën për ndryshime të menjëhershme ligjore “Inkluziva” në tribunën e sotme bëri “Propozim masash për mbrojtje plotësuese sociale për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre”, e inicuar nga ministresha Mila Carovska.
“Kërkojmë barazimin e të drejtave të familjeve birësuese biologjike. Për personat me aftësi të kufizuara intelektuale mesatare, të rëndë dhe më të rëndë të cilët janë të lidhur për karroce, gjatë ushtrimit të drejtës së tyre për mobilitet, të largohet karroca. Do të thotë, çdo person me pengesa të kombinuara të bëj pjesë në ligjin, me të drejtë kompensimi. Këta persona askund nuk mund të dalin të vetëm, e as që do të mund të kenë zotësi veprimi ndonjëher, ndërsa kanë nevojë për shfrytëzimin e tretmaneve dhe mjekimeve, të cilëve të hollat nuk u arrijnë. Familjarët lodhen, pasi që njëri nga prindërit duhet të mos punoj, ndërsa me një rrogë vëndohet personi në rrezik dhe gjendja shëndetësore dhe sociale” tha Bllagica Dimitrovska, nga “Inkluziva”
Nga Shoqata kërkojnë hapjen e shërbimeve sociale në çdo vendbanim.
“ Ne e dimë se procesi i deinstitucionalizimit në Maqedoni, zbatohet nga viti 2000, por për shkak të mungesës së shërbimeve sociale në nivel lokal nuk është zbatuar… Ne do të angazhohemi me gjithë zemër, që të përmirsohet gjendja e kësaj kategorie të qytetarëve, por këtë duhet ta arrijmë bashkarisht me institucionet. E kemi të qartë se nësë bashkarisht ulemi të bisedojmë për problemet, do të sjell kontribut për ardhmëri më të mirë për këtë kategori të qytetarëve” deklaroi Dimitrovska.
Ajo përmendi hulumtimin e realizuar vitin e kaluar, sipas të cilës politika publike për personat me aftësi të kufizuar të jetë prioritet mbi të cilën duhet të punohet, duke aluduar në nevojën ndryshimit të Ligjit për mbrojtje sociale dhe Ligjit për mbrojtje shëndetësore.
Monika Taleska
Kamera: Atanas Petrovski
Montimi: Daniella Niseva