Velija Ramkovski biznesmen dhe pronar I dikurshëm I televizionit “A1” dhe gazetave “Shpic”, “Vreme” dhe “Koha e Re”, si dhe i disa kompanive dhe bizneseve, sot është liruar nga burgu i Idrizovës. Agjencioni i lajmeve META e përcjell informacionin në bazë të postimit në Fejsbuk nga vajza e tij, Lejla.
Në bazë të vendimit, Ramkovski do duhet të kthehet në burg, për të mbajtur pjesën tjetër të dënimit që ju shqiptua me 13 vite. Është liruar për t’u mjekuar.
Velija me vajzën e tij të madhe Emelin, me vëllaun e tij,anëtar tjerë të familjes dhe të punësuarit në kompanitë e tij, ishin të burgosur me 24 dhjetor të vitit 2010, që atëkohë ka qëndruar prapa hekurave.
Në procesin gjyqësor “Marimanga” me 14 mars 2012, ju shqiptua dënim me burg prej 13 viteve.