CIVIL Media sot i pyeti qytetarët në qendrën e Shkupit për mednimin e tyre për shënimin e përbashkët të festës së Ilindenit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe për Marrëveshjen e nënshkruar për iqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
Qëndrimet e qytetarëve ishin të ndara dhe kundërshtuese, disa vlerësojnë se ky është një hap para për Maqedoninë, ndërsa tjerë mendojnë se kjo do të ndikojë në mënyrë negative në fatin e popullit maqedonas.
“Është turp i madh për maqedonasit dhe për Maqedoninë! Unë jetëj jashtë vendit qe 55 vite. Nuk kam paramenduar se do ta pres kështu Maqedoninë”, tha një qytetar nga diaspora.
“Çdo të mirë. Kjo duhej të ndodhë kohë më parë, por ja, erdhi edhe ajo ditë. Ecim Përpara”, është komenti i një qytetari tjetër për pyetjen për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov