• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Në Këshillin për reforma – gjykatëset ndërkombëtare Caca-Nikollovska dhe Llazarova-Trajkovska dhe profesorët Najçevska, Arifi dhe Frçkovski

July 21, 2017
in POLITIKË
Në Këshillin për reforma – gjykatëset ndërkombëtare Caca-Nikollovska dhe Llazarova-Trajkovska dhe profesorët Najçevska, Arifi dhe Frçkovski
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e rrënuar e Maqedonisë do të reformohet nga profesorë, kryetarë të gjyqeve, gjykatëse maqedonase nga gjyqe ndërkombëtare, por jo edhe prokurorë.

Sipas faksimilit të dokumentit të botuar nga portali sdk.mk, i cili është i nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë Bylent Salihi të hënën më 17 korrik, por për momentin nuk është i publikuar në ueb faqen e Ministrisë, në Këshillin e posaformuar të sektorit të drejtësisë që është pjesë e programit të Qeverisë “3-6-9”, dhe në krye të cilit do të jetë Ministri, do të marrin pjesë pesë anëtarë nga Ministria  e Drejstësisë dhe 17 anëtarë të jashtëm.

Mes anëtarëve – profesorë janë Borçe Davitkovski, Ljubomir Frçkovski dhe Gordan Kallajxhiev nga Fakulteti i Drejtësisë “Justiniani i Parë”, Mirjana Najçevska nga Instituti për hulumtime sociologjike-politike dhe ligjore pranë UKIM, Besa Arifi nga Fakulteti i Drejtësisë  pranë Universitetit të Evropës Juglindore dhe Mersim Maksuti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Nga gjykatësit në Këshillin pëpr reforma, do të marrin pjesë gjykatësi suprem Faik Arsllani, presidenti i Gjykatës së Apelacionit –Gostivar Shefajet Hajdari, presidenti i Gjykatës Administrative Burim Sejdini dhe Ilir Sulejmani, president i Gjykatës Themelore Shkup 2.

Nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, anëtare do të jetë gjykatësja Natasha Gaber – Damjanovska nga gjykatat ndërkombëtare, Mirjana Llazarova –Trajkovska dhe Margarita Caca – Nikollovska, gjykatëse të gjyqit evropian për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Anëtarë të Këshillit do të jenë edhe përfaqësues nga institucione tjera, si presidenti i Shoqatës së Gjykatësve Xhemail Saiti, Avokati i Popullit Ixhet Mexhiti, Avokati i Shtetit Naser Ajdari dhe Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Në këshillin nuk ka anëtarë prokurorë, as nga Gjykata Themelore, as nga Prokuroria Speciale Publike.

Sipas dokumentit, në Këshillin mund të jenë të angazhuar edhe përfaqësues të huaj nga Delegacioni i BE, Ambasada e SHBA dhe tjerë.

Tags: Avokati i PopullitgjyqësoriKëshilli për reformaMinistria e Drejtësisëpresidentë të gjykataveprofesorëProgrami 3-6-9PSPSalihi
Next Post
CIVILI e filloi projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”

CIVILI e filloi projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”

Kopsht fëmijësh i paregjistruar në Çair, gjatë përkujdesjes, indoktrinon fëmijë!

Kopsht fëmijësh i paregjistruar në Çair, gjatë përkujdesjes, indoktrinon fëmijë!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom