• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Në burgjet e mbipopulluara shkelet dinjiteti i personave të dënuar me trajtim jonjerëzor dhe denigrues!

July 19, 2017
in Uncategorized
Në burgjet e mbipopulluara shkelet dinjiteti i personave të dënuar me trajtim jonjerëzor dhe denigrues!
Share on FacebookShare on Twitter

Në tetëmbëdhjetë vitet e ekzistimit të vet, CIVIL –Qendra për Liri vazhdimisht, si një nga fushat e interesit, në përbërjen e korpusit të drejtave  dhe lirive të njeriut, e ndjek gjendjen e institucioneve ndëshkimore dhe angazhohet për respektimin e të drejtave dhe lirive të personave në paraburgim dhe të dënuarve gjatë mbajtjes së dënimit me burg. Dje, në konferencën për shtyp, Avokati i Popullit Ixhet Memeti e prezantoi “ Mekanizmin Nacional Parandalues për vitin 2016”, të përgatitur pas pesëdhjetë vizitave të reaëizuara të organeve dhe institucioneve në të cilat liria e lëvizjes është e kufizuar, dhe theksoi se mbi personat e dënuar dhe personat me liri të kufizuar të lëvizjes, aplikohet trajtim mizor dhe poshtërues!

Duke i falënderuar bashkëpunimit me ministrin e atëhershëm për drejtësi, dhe Avokatit të Popullit aktual, Ixhet Memeti, CIVIL – Qendra për Liri, që në vitin 2000 ka fituar qasje të papenguar deri te institucionet ndëshkimore, ndërsa raportet për gjendjet në ato institucione, ishin trishtuese.

Për fat të keq gjendja në Maqedoni në atë sferë nuk është fare e përmirësuar, ndërsa në fund të viti të kaluar dhe në fillim  të këtij viti, për çdo muaj në burgjet ka pasur nga një rast vdekje! Reagimet nga burgjet dhe nga institucionet nël të cilat liria e lëvizjes është e kufizuar, nuk ndalen.

Vetëm në pesë-gjashtë muajt e fundit, CIVIL Media ka botuar disa tregime dhe kolumna për gjendjen e mjerueshme në burgjet dhe për rastet kontraverse të vdekjes së personave të gjykuar nga nacionaliteti rom, në burgjet në Shkup dhe në Shtip, si dhe për luftën e familjeve të tyre për prvimin e të vërtetës rreth arsyeve për vdekjen.

Dje, në konferencën për shtyp, Avokati i Popullit Ixhet Memeti e prezantoi “Mekanizmin Nacional Parandalues për vitin 2016”, të përgatitur pas pesëdhjetë vizitave të organeve dhe institucioneve në të cilat liria e lëvizjes është e kufizuar ( katër institucione ndëshkimore- korrektuese, tetë stacione policore, një institucion publik për mbrojtje sociale dhe 37 vende për akomodim dhe mbajtjen e refugjatëve/emigrantëve) dhe theksoi se mbi personat e gjykuar dhe personat me liri të kufizuar të lëvizjes aplikohet trajtim mizor dhe poshtërues!

Sipas tij, kushtet në burgun e Idrizovës, për shembull, në mënyrë të drejtpërdrejtë e shkelin dinjitetin e njeriut me trajtim jonjerëzor dhe degradues. Ai kërkoi mbyllje urgjente të zyrës së pranimit në  burgun “Idrizovë” dhe bartjen e të  burgosurve në ambiente përkatëse: “Për shkak të mbipopullimit, këto persona flejnë në kartona dhe dyshekë në dysheme, madje edhe në korridor, ndërsa të gjtihë shfrytëzojnë një toalet, i cili është plotësisht i rrënuar, dhe që njëkoheësisht përdoret për ruajtjen e veglave për ushqim, me arsyetim se vetëm aty ka ujë”.

Memeti reagoi për sistemin joefikas të sigurisë i cili nuk nuk i mbron mjaftueshlm të burgosurit, për shkak të mosreagimit të autoriteteve në vërejtjet e tij shumëvjeçare për sistemin shëndetësor jofunksional, dhe dha vërejtje për dukuri të korrupsionit dhe keqpërdorimit nëpër burgjet, ku sipas dëshmive tëm personave të gjykuar, shitet çdo gjë: nga telefonat celularë, deri te droga dhe prostitucioni.

“Në vend të programit për rehabilitim, kemi informatë se në burgjet rekrutohen shfrytëzues të ri të drogës! Në burgje janë të vendosur 1.966 persona, që është dy herë më tepër se kapaciteti. Në gjendje të mjerueshme janë edhe zyrat pranuese dhe ambulancat. Në zyrën e pranimit nuk ka dritare dhe shtrate, ndërsa në ambulancë të sëmurit flejnë në shtretër pa dyshekë. Gjithandej ka bakterie dhe visruse”, tha Memeti.

Tags: Avokatit të PopullitCivil - Qendra për LiriCivil-Mediadrogë. Raportinstitucione korrektueseIxhet MemetiKorrupsionmekanizëm parandaluesOmbudsmanprostitucionRomëShkupShtip
Next Post
Civili me dënim për kërcënimet mbi ekipet e gazetarëve

Civili me dënim për kërcënimet mbi ekipet e gazetarëve

“Jo me përmbarues, kërkesat të paguhen në reparte ekzekutive nëpër gjyqet!”

“Jo me përmbarues, kërkesat të paguhen në reparte ekzekutive nëpër gjyqet!”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom