Shoqata “Zdrava kotlina” ( “ Lugina e shëndetshme” ) filloi fushatë kundër ndërtimit të minierave edhe në rajonin e Strumicës. Aktivistët qytetarë kërkojnë nga Komuna Bosillovë të merr vendim për deklarimin e qytetarëve në referendum për minierën që duhet të ndërtohet mbi fshatrat Illovicë dhe Shtukë, i cili veç më është në fazë të fillimit të punës!
Këshilli i Komunës Bosillovë është shpallur për jokomptetent, mirëpo ka lënë hapësirë që aktivistët qytetarë ta fillojnë procedurën me mbledhje të nënshkrimeve. Aktivistët qytetarë duhet të mbledhin 100 nënshkrime, gjegjësisht 20% nënshkrime nga qytetarët me të drejtë vote për shpallje të referendumit. Ata vlerësojnë se qytetarët nuk janë të informuar për këtë projekt dhe për ndikimin e tyre mbi mjedisin jetësor.
Në minierën për bakër dhe ari Illovica, koncesionin për eksploatim e ka fituar “Eromaks”, edhe atë për 237 milionë tonelata resurse dhe rezerva prej 225 milionë tonelata ari dhe bakër, sipas vlerësimeve për gërmim në 23 vitet e ardhshme, me 400 të punësuar.
Iniciativa për referendum në Bosillovë vjen pas vendimit të Këshillit të Komunës Dojran, më 23 qershor qytetarët të deklarohen nëse janë për ose kundër minierave, ndërsa pas referendumeve të suksesshme në Gjevgjeli dhe Bogdancë për ndërtimin e kompleksit të minierave në Kazandoll. Në vallandovë pritet kësaj jave Këshilli më në fund të merr vendimin për shpalljen e referendumit, në të kundërtën, nga shoqata “Shpëtim për Vallandovën”, e cila veç më ka organizuar bllokada në rrgët, paralajmërojnë edhe proteste të reja dhe radikalizim të pakënaqësisë, duke i pasur parasysh kushtet e siguruara për realizimin e të drejtës qytetare për ose kundër minierave.
Pas referendumit të sukseshëm, Komuna Bogdancë zyrtarisht e tërhoqi pajtimin e dhënë për ndërtimin e minierës Kazandoll, ndërsa vendimin e dorëzoi në Qeveri dhe në Ministritë përkatëse.
Dy referendumet e suksesshme në Gjevgjeli dhe në Bogdancë u vëzhguan nga ekipi i CIVIL- Qendrës për Liri, i cili shënoi numër të vogël të parrregullsive në punën e këshilleve zgjedhore dhe të Komisionit Komunal Zgjedhor dhe për informimin e pamjaftueshëm të qytetarëve për realizimin e të drejtës së tyre votuese.