Më tepër se 20.000 punëtorë në industrinë e tekstilit punojnë në temperatura më të larta se 35 gradë Celsius, ndërsa punëdhënësit kursejnë rrymë elektrike! Ndodh që punëtoret të alivanosen në vendin e punës, posaçërsisht gra të moshuara dhe gra shtatzëne, ndërsa shërbimet e inspekcionit nuk ndërrmarin asgjë!
Një punëtore e industrisë së tekstilit nga Maqedonia Lindore, për CIVIL Media thotë se në mesin e muajit qershor ka kaluar kontrollin rutinor të Inspekcionit të Punës, e kanë kontrolluar koleksionin e ri në të cilin kanë punuar dhe janë larguar. Rrugës, kanë pranuar dhurata nga pronarët.
“Një bluzë vlen më tepër se jeta e njeriut!”, kanë komentuar punëtoret.
Nga shoqata “Gllasen tekstilec” për CIVIL Media thonë se çdo vit, gjegjësisht, çdo verë, temperaturat në konfeksionet janë të padurueshme, dhe për shkak të punëtorive të paklimatizuara dobët, ose fare, ngrohja e çative dhe ngrohja nga makinat dhe hekuri arrijnë edhe mbi 35 gradë.
“Aparatet e inspektoratit tregojnë tjetër, thjesht magji! Gjendja është ashtu si është, por më e keqja është se jeta e punëtorëve është e rrezikuar në temperatura të tilla, alivanosjet janë të shpesha, presioni i lartë i gjakut…Gratë shtatzëne dhe personat e moshuar janë në veçanti të goditur. Madje, kur ndonjë nga ato alivanoset, nuk thirret Ndihma e Shpejtë, por flladiten me shishe me ujë të ftohtë, dërgohen për gjysmë ore në depoose nëpër zyre, që të freskohen , dhe të kthehen prap te makinat, që të vazhdojë procesi i prodhimit. Bëhet fjalë për jeta të njerëzve, ndërsa arsyeja se pse kjo nuk konsiderohet me seriozitet, mbetet mister! Gjegjlsisht, jemi mësuar kështu me vite, dhe kjo konsiderohet si dukuri normale”, u deklaruan për CIVIL Media nga “Gllasen tekstilec”.
Ata theksojnë se për çdo ditë pranojnë thirrje nga gra që pyesin se çfarë do të ndodh nëse nuk ndalen të punojnë jashtë orarit të punës me kërkesë nga pronarët dhe shefat, sepse janë të lodhura nga puna tetëorëshe.
“Ne i shoqatë, i kemi duart e lidhura, sepse guxojmë të reagojmë vetëm me ankesa deri te Inpektoratu, ndërsa rezultatin e dimë paraprakisht”, thonë nga shoqata.
Punëtorët thonë se shërbimet e inspekcionit veprojnë vetëm pas paqraqitjeve me shkrim, e cila nëpër vendet më të vogla nuk ka kush ta pranojë sepse nuk ekziston shërbim arkivi, ndërsa inspektorëjanë gjoja vazhdimisht në terren.
“Vzhdimisht apelojmë deri te autoritetet për keqpërodrimet, vazhdimisht për orët e papaguara jashtë orarit të punës ose festave, për kushtet e rënda dhe për punëtorët e pasiguruar të cilët janë konkurrencë jolojale në tregun e punës. Nga 1 gushti në më tepër konfeksione do të fillojnë pushimet vjetore që llogariten bashkë me ditët që nuk punohen dhe festat, kështu që, punëtorët shfrytëzojnë rreth katër deri pesë ditë pushim vjetor! Apelojmë edhe deri te punëtorët të paraqesin, është shekulli 21, koha të ndalohet kjo qasje johumane!”, apelojnë nga shoqata “Gllasen tekstilec”..
Maja Ivanovska