Në organizim të Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të shoqërisë qytetare, dhe me mbështetje të Civika Mobolitas, konferenca rajonale “Roli i organizatave qytetare në avancimin e hapësirës për veprimin e tyre” sot u mbajt në Shkup, me qëllim – këmbim i praktikave të mira të vëzhgimit, përfshirjes, përmirësimin e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit mes organizatave qytetare.
Konferenca ishte e ndarë në tre fusha tematike: aktivitete pëpr promovimin e rrethit të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë qytetare, praktikës dhe standardeve prë përgjegjësi të shëqërisë qytetare dhe ndërtim të koalicioneve për promovim të hapësirës qytetare.
Organizatorët shpresojnë që kjo konferencë e përfaqësuesve të shoqërisë qytetare nga Maqedonia, nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa, do t’u ndihmojë organizatave të tyre të jenë më aktive dhe më efektive në mbrojtje të hapësirës qytetare.
Konferencëne hapi Deni Sriskandaraxha (Dhananjayan SivaguruSriskandarajah), sekretari gjeneral i CIVICUS, Aleanca për pjesëmarrje qytetare, duke i vendosur pyetjet kryesore –çfarë duhet të bëjnë organizatat qytetare për përmirësim, zgjërim dhe promovim me qëllim mbrojtje e sektorit qytetar.
Në sesionin a parë, folës ishin Aleksandar Kërzhallovski, drejtori ekzekutiv i MCMS, Tevfik Bashak Ersen, sekretari i përgjithshëm i TUSEV nga Turqia, Klotilda Kosta nga “Partners” Shqipëri, dhe Fani Karanfillovska –Panovska nga Findacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, të cilët përmes përvojave të tyre i prezantuanaktivitetet e mundshme për përmirësimin e shoqërisë qytetare dhe nxitjes së angazhimit dhe kontributit qytetar pëpr sjelljen e vendimeve për ndryshime shoqërore dhe demokratike.
Para së gjithash, e theksuan solidaritetin dhe besimin e opinionit publik, si përparësi për zhvillimin e shoqërisë qytetare.
“Ne, organizatat qytetare në Maqedoni, nuk jemi të bashkuar fare…Duhet të ndërtojmë mekanizma të cilat do ta nxisin solidaritetin mes organizatave qytetare”, tha Karanfillovska, duke u referuar në shembullin negativ të mosreagimit dhe jo-solidarizimit të shoqërisë qytetare, gjatë sulmit të 22 organizatave të financuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedonia, në marshimin e partisë së më parshme qeverisëse kundër sektorit joqeveritar.
Folësit në sesionin e dytë, Katja Gunten, këshilltare për qëndrueshmëri në Global Standard for CSO Accountability DHE Ilina Neshiq nga BCSDN, tërheqën vërejtje për praktikat dhe standardet për qëndrueshmëri të shoqërisë qytetare në nivel global, përmes bashkëpunimit të përbashkët të organizatave qytetare.
Marina Shkraballo nga organizata Kroate GONG, e filloi sesionin e tretë “Ndërtimi i koalicioneve për promovim të hapësirës qytetare”, duke e theksuar nevojën nga ndërtimi i besimit dhe solidaritetit mes përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe në mënyrë të barabartë nga ndërtimi i besimit dhe mbështetja e qyetarëve, shpërndarja e resurseve me të cilat disponojnë organizatat, transparencë ndaj formave të reja dhe inovative të aktivizmit.
Në seancën e tretë folës ishin edhe Raluka Teodor nga CSDF (Civil Society Development Foundation) nga Romania dhe Petrus Toinis, lider-ekipor ndërkombëtar nga Civika Mobilitas.
Teksti dhe fotografitë: Biljana Jordanovska