“Jam shumë e bindur që për një punëtor, drejtësia sociale është të fitohet verifikim të punës së vet, dhe rrogë dinjitoze, të mos kontrollojlë për çdo muaj nlse tël gjitha orët, festat, orët jashtë orarit të punës i ka të shkruara dhe të paguara, të mos pranon një pjesë të rrogës në dorë, që pjesa më e madhe të mbetet në xhepin e pronarit. Punëtorët në Maqedoni më nuk janë qytetarë të barabartë të kësaj shoqërie”, porositi Mare Ançeva,sekretarja e përgjithshme e Sindikatës për industri, energjetikë dhe miniera, në konferencën “Shoqëria pa kufij”, në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri.
“Aktivizëm qytetar – po, por aktivizëm punëtor ende nuk kemi. Ne krijuam skllevër modernë, të cilët nuk guxojnë të organizohen në mënyrë sindikale ose ta ngritin zërin. Ne erdhëm në situatë ta shesim resursin tonë të fundit të vlefshëm, e këta janë punëtorët. Ejani në Maqedoni sepse kemi fuqi pune të lirë! Sepse do të fitoni punëtorë të dëgjueshëm dhe të pazëshëm të cilët as nuk do të pyesin për të drejtat e tyre! Kjo ishte pjesë e politikës për tërheqjen e investimeve të Qeverisë së kaluar”, theksoi Ançeva.
Kamera: Atanas Petrovski dhe Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta