“Një numër i madh i minatorëve të Maqedonisë, qindra, e ndoshta edhe më tepër, gjenden në mimierat në Serbi. Për fat të keq, ende punojnë atje. Atje shkon dora më e kualifikuar e punës. Vetë situata me minierat e Maqedonisë ka sjellur deri te largimi i tyre dhe puna për një copë bukë në minierat në Serbi. Atje është më e rregulluar, më tepër respektohet ligji për minieri”, thotë për CIVIL Media, minatori nga Probishtipi i cili deshi të mbetet anonim.
Ai thotë se rrogat në Serbi janë më të mira, madje ndonjëherë edhe dyfish më të mëdha, dhe se më tepër mbahet llogari për të punësuarit.
“Kushtet për punë këtu janë në nivel shumë të ulët, nuk ka mbrojtje për punëtorët. Këtu nuk ekziston sindikata, ndërsa në Serbi sindikatet janë në nivel shumë të lartë. Kujdesen për punëtorët. Sindikata e minatorëve është faktor që dëgjohet edhe në Qeveri edhe gjithandej. Sindikata zgjedh shumë çështje, Këtu nuk kemi të drejtë as të pjsëmarrjes në organzatë sindikale, as lejohet formimi i organizatës sindikale”, thotë minatori.
Ai gjithashtu thotë se shumë punë varen edhe nga stafi profesional, i cili në Maqedoni ngadalë po zhduket. “Në Maqedoni del se çdo kush mund të jetë inxhinier në minierë. Me rëndësi është diploma, nuk ka nevojë të ketë fare dituri”.
“Në Maqedoni pas vitit 2000 çdo gjë filloi të shkojë mbrapshtë. Inspekcione të minierave nuk ekzistojnë! Në Serbi, për shembull, çdo 2-3 muaj vjen inspekcioni për miniera”, thekson minatori me përvojë.
“Unë kam dy djem dhe nuk isha pajtuar që fëmija im të punojë n[ë minierë!Askujt nuk i kisha rekomanduar të punojë në minierë! Edhe pse unë jam i kënaqur dhe krenar, mendoj se kam shumë fat që gjatë të gjitha këtyre viteve nuk më ka ndodhur ndonjë fatkeqësi më e madhe”.
Maja Ivanovska
Kamera dhe fotografia: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
Biseda/dëshmia është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.