“Gjendja momentale në minierën “Zletovë” është shumë e keqe. Dhe e tërë situata është për shkak të menaxherëve që janë të përcaktuar. Presioni më tepër vjen nga ata. Rreziku më i madh me të cilin përballen minatorët është qe nuk kanël ventilim. Pastaj, i detyrojnë të shkojnë ntë punojnë në vende të gjysmërrënuara. Ata i intereson vetëm prodhimi!”, thotë një i punësuar i mëparshëm në minierën “Zletovë” para kamerave të CIVIL Media. Ai dëshmon për gjendjen katastrofale të minierës, për presionin mbi minatorët dhe për rreziqet që u kanosen për çdo ditë.
“Ekipi i menaxherëve është tepër joprofesional dhe puna në minierë është shumë e rrezikshme. Para një periudhe të caktuar, vendosën dizel – ekskavatorë, për të cilat nuk kanë ventilim. Atje njerëzit që punojnë nuk mund të shihen njëri me tjetrin, nga tymi që krijohet nga ekskavatorët, ndërsa nuk gixojnë të ankohen ose të kërkojnë diçka…Në minierë më heret kishte ventilim shumë më të madh. Menaxherët nuk mund të zbulojnë ku është rrenimi”, thotë minatori, bashkëbiseduesi ynë i cili dëshiroi të mbetet anonim.
Ai thotë se të punësuarit janë nën presion të vazhdueshëm, nuk guxojnë të ankohen askund: “Vetëm u thonë – Shko puno, e nëse nuk do, shko në shtëpi! Shumë nga ata qël erdhën nga Serbia, tani janë penduar dhe dëshirojnë përsëri të kthehen në minierat në Serbi. Unë mendoj se për këto punë pronarët bullgarë nukdinë gjë”.
Maja Ivanovska
Kamera dhe fotografia: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
Biseda/dëshmia është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrje