CIVIL Media biseoi me Risto Ajtov, presidentin e sindikatës për mbrojtje dhe siguri, për kushtet në të cilat punon Armata, për rrezikimin e sigurisë së Maqedonisë pëpr shkak të zvogëlimit të standardeve për ushtarët dhe të punësuarit në MO, si dhe për kërkesat dhe angazhimet e sindikatës.
“Të ardhurat dhe kompenzimet në Ministrinë për Mbrojtje, duke e përfshirë edhe ARM, janë në nivel aq të ulët sa që mund të themi se janë ndihma sociale ose, në këtë rat”rrogë sociale”. Të punësuarit janë tepër pak të paguar dhe me të ardhurat e tyre nuk janë në gjendje ta kalojnë muajin dhe të sigurojnë jetë dinjitoze për familjet e tyre. Në vend se ta punojnë punën e tyre, ata mendojnë nëse do të sjellin mjete të mjaftueshme në shtëpi për jetë normale”, na tha Ajtov.
Ai thekson se rroga për strukturat e sigurisë, nga të cilat varet mbijetimi i secilit shtet, në Maqedoni kufizohet me rrogën mesatare. Sipas tij, në buxhet nuk ka as mjete elementare për realizimin e punëve të përditshme, ushtrime, detyra reale dhe për angazhimin e Armatës, dhe thekson se nuk bëhet fjalë për përmbytje e tjera, por për përbajjle të armatosura në të cilat përdoren armë zjarri!
“Vitin e kaluar, para bastisjes së paligjshme dhe jokushtetuese nga persona të caktuar, për fat të keq, të ndihmuar nga udhëheqësia e tanishme e Ministrisë për Mbrojtje, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe brutale u futën në punët e Sindikatës, ne kërkuam rritje të rrogave për 20%”, përkujton sindikalisti i parë i mbrojtjes dhe sigurisë.
“Ne tentuam të bëjmë negociata, të argumentojmë, të bëjmë paralele me MPB, dhe gjithku gjetëm mirëjuptim…Mirëpo, kur duhej të zgjidhet problemi, ministri i ngrente krahët…Maqedonia do të jetë vendi i vetëm, anëtar ose aspirant për hyrje në NATO, në të cilën do të ndodh grevë në Armatë, ndërsa ne do të jemi shembull në NATO – akademitë – dhe Armata dhe Maqedonia, do të mësohet në librat për atë – se si një vend nuk duhet të kujdeset për sigurinë dhe armatën e vet”, i paralajmëron Ajtov hapat e ardhshme të sindikatës, nëse nuk plotësohen kërkesat e përkatësve të ARM!
Marija Tegovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Maja Ivanovska
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë përKartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.