Sonja Stojadinoviq nga shoqata qytetare “Solidarnost”, në bisedën për CIVIL Media tregon për drejtësinë sociale në Maqedoni, me akcent të posaçëm nga të drejtat punëtore në rajonin e Velesit, dhe me akcent të posaçëm për gjendjen në investimin ehuaj – fabrikën “Dreksler – Maer”.
“Drejtësia sociale që moti është i mbytur! Nëse nuk ekziston drejtësi sociale, atëherë do të thotë se nuk kemi të drejtë për jetë normale dhe dinjitoze, dhe kjo do të thotë se jemi skllevër modernë”, thotë Stojadinoviq.
“ Për gjendjen me të drejtat punëtore, konkretisht, mund të flas për investimin e huaj “Dreksler –Maer”. Mund të them se Velesi ishte qytet industrial, por me ekonominë dhe tranzicionin, u bë qytet mërgimtarësh. Madje një periudhë ishte i njohur edhe pas mafisë që funskiononte në Gjermani, e krijuar sepse ekonomia e qytetit u shemb në periudhën e tranzicionit”, thotë Stojadinoviq, e cila theksoi se, edhe pse bëhet fjalë për investim në Kavadar, megjithatë, një numër i madh i të punësuarve janë nga Velesi dhe ata përballen me probleme të njëjta.
“E drejta për jetë dinjitoze është e pandashme me të drejtënpër jetë në ambient të pastër ekologjik. Kategoritë e njerëzve më të rrezikuar janë me lehtë të targetuar nga mafia urbane dhe e biznesit dhe nga kriminelët në pushtet. Më lehtë është të bëhet deponi si shembull i ndotjes ekologjike, në mjedis në të cilin jetojnë raste sociale dhe ku njerëzit nuk kanë mjete as të luftojnë për jetën e tyre – e jo më për mjedisin jetësor, sesa në lagje të shtrenjta. E drejta për drejtësi sociale dhe e drejta për jetë dinjitoze janë gjithashtu të rëndësishme, si dhe e drejta për ambient të pastër jetësor”, është qëndrimi i Stojadinoviq.
Marija Tegovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.