CIVIL – Qendra për Liri dje në Shtip ka mbajtur punëtori për gazetari qytetare për dhjetë të rinj.
Pjesëmarrësit në pu nëtorinë kishin mundësinë të njihen me përparësitë e gazetarisë qytetare, si dhe mënyrës tjetër të pushtimit të hapësirës mediatike e cila mundëson informimin objektiv dhe me kohë të opinionit.
Qytetarët mësuan se si të ndikojnë në mënyrë aktive mbi ndryshimet shoqërore në mjedisin e vet. Përmes trajnimit për shfrytëzim më të lehtë të mjeteve teknologjike të kohës së re, për fotografim, regjistrim të video artikujve dhe anketim, qytetarët kishin mundësi jo vetëm të informohen për gjendjen në nivel lokal, por edhe të inicojnë veprime konkrete te strukturat kompetente për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët.
Qytetarët e interesuar kanë në dispozicion më tepër resurse për trajnim në fushën e gazetarisë qytetare. Siç janë ueb faqja Objektivi qytetar, dhe Fejsbuk faqja Gazetarë qytetarë të Maqedonisë.
Punëtoria është pjesë e projektit Objektivi qytetar, i mbështur nga National Endowment for Democracy.