CIVIL Media bisedoi me Danica Pavllovska, arkitekte dhe eksperte për planifikim hapësinor për uzurpimin dhe keqpërdorimin e hapësirës publike dhe për rolin e qytetarëve në sjelljen e vendimeve politike.
“ Në Maqedoni ekziston uzurpim i pafytyrë i hapësirës publike e cila është pjesë e ambientit tonë social, kulturologjik dhe i lirisë së jetesës”, deklaroi Pavllovske, duke folur për realizimin e hapësirës publike, si vendtakim dhe bashkim i njerëzve.
Për projektin “Shkupi 2014” si shembull i keqëpërdorimit të hapësirës publike, pa përfshirjen e qytetarëve në ndërtimin e ntij, Pavllovska u deklarua: “Të ilustrojmë në mënyrë konkrete, uzurpimi i bregut të lumit është më i palejueshmi dhe më drastiku në aspektin e ndërlidhjes në temën hapësira publike dhe “Shkupi 2014”. Bregu i lumit ka qenë dhe duhet të jetë hapësirë publike. Me instalimin dhe ndërtimin e vargut të objekteve, qytetarit iu mohua e drejta në mënyrë të pafytyrë”.
“Duke pasur parasysh se kjo është realizuar në një mënyrë agresive dhe të pacivilizuar, unë vetëm mundem të shprehi dëshpërimin që e jetoj këtë çast”, tha arkitektja Pavllovska, e cila e mbështeti edhe “Kartën Qytetare”, si dokument që mund të kontribuojë ndaj një rolit të ndryshëm të qytetërimit në jetën e përditshme.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Maja Ivanovska
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.